• Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Facebook Twitter Instagram
Të reja
  • Digjet shtëpia – shpëton vetëm Kurani
  • Java e punës me 4 ditë, një sukses i madh
  • Nuk e duam më lirinë e skllavit!
  • Vitin e kaluar inflacioni shënoi kulmin dhe pritet të jetë kundërshtar i yni edhe këtë vit kalendarik
  • Bashkësia Islame e Kosovës inicion aksion për t’i ndihmuar të prekurit nga vërshimet
  • Pse në Turqi pihet më shumë çaj se kudo tjetër?
  • Avokati Asdren Bytyqi: Rritja e çmimit të tatimeve në pronë, është komunizëm
  • Pse duhet bojkotuar produktet serbe?
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest RSS
Dija Online
Leaderboard Ad
  • Ballina
  • Informacione
  • Edukim
  • Tema
  • Fetva
  • Multimedia
    • Audio
    • Video
  • Studime
  • Seminare
  • Të ndryshme
Dija Online
Ju jeni nëHome»Informacione»A po i hedh SHBA benzinë zjarrit të Lindjes së Mesme?

A po i hedh SHBA benzinë zjarrit të Lindjes së Mesme?

0
By Dija Online on 16-07-2014 Informacione

Vendimi i administratës Obama për të kërkuar 500 milionë dollarë për stërvitjen dhe financimin e opozitës siriane është përshëndetur me një mbështetje bipartizane në Washington.
Në përgjithësi pranohet se, nëse administrata do ta kish bërë këtë gjë tre vjet më parë, situata në Siri nuk do të ishte shndërruar në një luftë civile sektare.

Por kjo ide është e gabuar. Administrata po mbërthehet prej dëshirës klasike të Washingtonit për “të bërë diçka” kur gjendet në një situatë e tmerrshme, pa pasur një mendim të qartë nëse kjo do të përmirësonte, apo do të përkeqësonte gjërat.

“Populli sirian e nisi këtë revolucion përmes demonstratave paqësore”, deklaroi Senatori Lindsey Graham (republikan, Karolina e Jugut) – një prej të shumtëve që ka thënë se lufta është shndërruar në sektariane, për arsye se Washingtoni ka qëndruar pasiv, ndërkohë që ajo intensifikohej.

“Këta radikalë islamikë po marrin peng revolucionin”, shpjegoi Graham.

Në fakt, islamikët radikalë kanë qenë në zemër të opozitës ndaj regjimit të Assadit që në fillim, disa dekada më parë.

Babai i Bashar al-Assadit, Hafez al-Assad erdhi në pushtet me anë të një grushti shteti në vitin 1970, dhe ka qenë i pari josunit që ka udhëhequr vendin.

Në fundin e viteve shtatëdhjetë, ai u përball me një kryengritje të armatosur islamike që u përhap në qytetet kryesorë të vendit.

Mes viteve 1979 dhe 1981, ai vrau më shumë se 300 mbështetës të regjimit vetëm në Aleppo.

Assadi nga ana e tij organizoi shtypjen që solli vrasjen e më shumë se 200 mijë oponentëve islamikë.

Libri i Eugene Roganit, “Një histori e arabëve” rrëfen historinë e një komandanti të ri alavit gjatë atyre viteve, Isa Ibrahim Fayyad, i cili u dërgua në misionin e tij të parë në burgun e Tadmurit.

“Ata na hapën dyert e një blloku birucash. Gjashtë apo shtatë prej nesh hynë dhe vranë ata që gjetëm brenda, 60 apo 70 vetë në total. Unë vetë mund të kem vrarë nja 15… Në tërësi duhet të jenë vrarë 550 prej atyre bastardëve të Vëllazërisë Myslimane”, ka rrëfyer ai.

Fushata e terrorit e islamikëve u përhap, duke u zhvendosur edhe në Damask, aty ku në nëntor 1981 shpërthyen një autobombë në qendër të qytetit, që shkaktoi vdekjen e 200 personave dhe plagosjen e 500 të tjerëve.

Më pas, në vitin 1982 erdhi kryengritja dhe masakra e tmerrshme në qytetin e Hamas, ku trupat qeveritare masakruan 10 mijë deri 20 mijë vetë – mes tyre shumë gra dhe fëmijë.

Që atëherë, regjimi është organizuar për luftë kundër islamikëve dhe ata, nga ana e tyre, janë përgatitur për të rrokur shanset për luftë kundër regjimit.

Siria ka qenë e paqëndrueshme që në lindje. Pas pavarësisë në 1946 dhe grushtit të shtetit të Assadit, ka pasur rreth 10 grushte shteti të tjerë, apo tentativa për grushte shteti.

Në fundin e viteve 1970, ishte ndarë në kampe, kryesisht të përcaktuar prej islamizmit dhe sektit.

Fuqitë e huaja në Lindjen e Mesme – Arabia Saudite, Iraku, Irani – kanë financuar, armatosur dhe stërvitur militantët e të dy palëve. Në vitin 2011, këto tensione që kishin kohë që zienin, dolën në sipërfaqe.

Sot, sipas James Clapperit, drejtor i shërbimit kombëtar të zbulimit, janë afro 1500 grupe të ndryshme kryengritësish në Siri, me 75 mijë deri 115 mijë kryengritës.

Veç kësaj, janë 7500 luftëtarë të huaj nga vendet fqinjë.

Grupet më të fuqishme janë të gjithë islamikë radikalë – Shteti Islamik, Ahrar al-Sham, Jabhat al-Nusra.

Mos harroni se fuqitë fqinje, si qeveria turke, harxhoi muaj të tërë për të krijuar një opozitë të moderuar siriane. Unë kam takuar disa prej liderëve të saj në Stamboll në vitin 2012. Ata ishin njerëz vërtetë liberalë dhe demokratikë. Fatkeqësisht, këta grupe as nuk kishin kontakte, e jo më të influenconin grupet që në realitet po luftonin në Siri. Përpjekjet e Turqisë dështuan, ashtu sikurse dhe ato të shteteve të tjerë.

Por tani, Washingtoni do të “shqyrtojë” këtë opozitë të madhe dhe të shpërndarë, prej 1500 grupesh, dhe të gjejë aty të moderuarit. Paçin fat!

Kompleksiteti i detyrës së Washingtonit mund të shihet në qasjen që ka Amerika ndaj Shtetit Islamik.

Kur grupi lufton ndaj qeverisë Maliki në Irak, ajo është një armik i frikshëm dhe duhet të sulmohet pa mëshirë.

Por kur kapërcen kufirin (tashmë joekzistent) mes Irakut dhe Sirisë dhe lufton ndaj regjimit të Assadit, ajo rreshtohet për plotësimin e objektivit të shpallur të Amerikës për ndryshim regjimi në Damask.

Asnjë vend tjetër nuk e ka këtë mungesë koherence strategjike.

Grupet sunitë po luftojnë kundër atyre që i shohin si regjime femohues në Bagdad dhe Damask.

Ata regjime shiitë apo pothuajse shiitë mbështeten prej fuqive shiite të rajonit – Irani dhe Hezbollahu.

Vetëm Amerika po kërkon për të gjetur “djemtë e mirë”.

Me këtë histori në mendje, është e vështirë të besosh se tre vjet më parë një ndërhyrje modeste e armatosur e amerikanëve do të kishte ndryshuar trajektoren e ngjarjeve në Siri.

Por a mund të besojë ndokush tani se një ndërhyrje modeste amerikane do të gjejë demokratë në këtë vorbull, t’i ndihmojë ata të fitojnë kundër Assadit dhe radikalëve, dhe stabilizojnë Sirinë? Apo mos aktivizmi i rigjetur i Washingtonit do të hedhë më shumë benzinë në gjithë këtë zjarr të madh? /Washington Post/bota.al/

* Artikulli nuk përmban domosdo një qëndrim dhe pajtueshmëri të redaksisë me përmbajtjen, ai është reflektim i burimit në fjalë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Dija Online

Related Posts

Digjet shtëpia – shpëton vetëm Kurani

Java e punës me 4 ditë, një sukses i madh

Nuk e duam më lirinë e skllavit!

Leave A Reply Cancel Reply

You must be logged in to post a comment.

  • Të Fundit
  • Të popullarizuara
05-02-2023

Digjet shtëpia – shpëton vetëm Kurani

05-02-2023

Java e punës me 4 ditë, një sukses i madh

02-02-2023

Nuk e duam më lirinë e skllavit!

30-01-2023

Vitin e kaluar inflacioni shënoi kulmin dhe pritet të jetë kundërshtar i yni edhe këtë vit kalendarik

20-12-2014

Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

23-09-2014

Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

23-09-2014

SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

12-07-2014

A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

  • Fetva
27-10-2022

Mjerë për ata që falen…!

16-09-2022

Kthejani të drejtën atyre që u takon!

18-07-2022

T’i bësh reklamë të keqes dhe ta provokosh atë

28-06-2022

Anti-Islami po nis dhe mbulohet si anti-hoxhë

Video nga kanali
Error type: "Forbidden". Error message: "The request cannot be completed because you have exceeded your quota." Domain: "youtube.quota". Reason: "quotaExceeded".

Did you added your own Google API key? Look at the help.

Check in YouTube if the id dijaonline belongs to a username. Check the FAQ of the plugin or send error messages to support.
  • Studime
17-03-2018

Kurani dhe Menaxhmenti

07-02-2018

Mosmarrëveshjet në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes së punësuar

31-01-2018

E vërteta rreth martesës “mut’a”

24-01-2018

Ju sjellim librin “Dashuria dhe afërsia mes Familjes Fisnike dhe sahabëve”

  • Edukim
19-01-2023

Përçudnimi i natyrës njerëzore

26-09-2022

Dhimbja

16-09-2022

Kthejani të drejtën atyre që u takon!

27-08-2022

Relativizimi i së keqes

Mbi ne

Dija Online

Portali informativ Dija Online, paraqet portal të informacionit për aktualitetet në vend dhe në botë, sjellë informacione mbi besimin, kulturën, shkencë, teknologjinë dhe shëndetin.

Na kontaktoni

    Emri(e domosdoshme)

    Emaili(e domosdoshme)

    Subjekti

    Mesazhi Juaj

    Copyright © 2023 DijaOnline. Design by Ars of Arts.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.