Sibsi zgjidhet President i ri i Tunizisë

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Tunizisë ka deklaruar se në turin e dytë të zgjedhjeve lideri i Partisë “Nida e Tunizisë” El-Baci Kaid es-Sibsi është zgjedhur President me 55.6 % të votave, rapotron Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për shtyp Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Tunizisë, Shefik Sarsar, është shprehur për turin e dytë të zgjedhjeve Presidenciale në këtë shtet duke thënë se partia “Nida e Tunizisë” ka marrë 1 milion e 731 mijë e 859 vota dhe radhitet e para me 55.6 %. Presidenti aktual i periudhës së trazicionit Muhammed el-Munsıf el-Merzuki ka marrë 1 milion e 378 mijë e 513 vota pra 44.32 %.

Sarsar ka deklaruar se pjesmarrja në votime ka qenë rreth 60.11 % nga të cilat 50 mijë e 585 vota ishin të pavlefshme dhe 28 mijë e 755 vota janë lënë bosh.

Në turin e parë të zgjedhjeve presidenciale të organizuara më 23 nëntor Sibsi mori 39.4 % ndërsa Merzuki mori 33.4 % të votave. 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com