1.Në radhë të parë është e nevojshme që menjëherë të hiqni baterinë, pa u shqetësuar as që ta fikni. Nëse kjo nuk është e mundur, atëherë duhet të fikni me nxitim që të shmangni krijimin e një qarku të mbyllur.
2.Pastaj duhet ta thani sa më shpejt me një leckë të pastër, duke pasur kujdes që të mos lini ujin të depërtojë në pjesën e brendshme. Nëse shihni ujë në pjesën e daljeve të mundshme që kanë lidhje me brendësinë, atëherë mundohuni ta fshini menjëherë, mundësisht edhe me tharëse flokësh.
3.Në këtë pikë duhet të vendosni “smartphone”-in tuaj në një letër higjenike, ose facoletë, përpara se të vazhdoni me proceset e mëpasshme.
4.Këshillohet si përfundim përdorimi i dehidratuesve sintetikë të njohur si Bhesstie Bag apo Dry- All, zarfe që bëjnë të mundur tharjen e duhur të celularit, fare thjesht në sajë të një përmbajtjeje efikase që kanë brenda tyre. Kurse Drybox është një kuti, që në pak minuta ju bën të mundur rikthimin e aparatit telefonik në funksionin e duhur, si të ishte i ri.