Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Shoqëria civile i formon, politika i merr
    Lajme

    Shoqëria civile i formon, politika i merr

    Dija OnlineBy Dija Online12-05-201403 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Aderimet nga shoqëria civile në partitë politike tashmë është bërë një trend Kosovë, në prag të zgjedhjeve parlamentare.
    Dikur, disa nga këto personalitete kritikonin ashpër qeverisjen dhe politikat e partive të caktuara, kurse sot, të njëjtat personalitete mund t’i shohim duke aderuar në politike dhe duke deklaruar se programi i kësaj apo asaj partie i shtynë të futen në politikë me misionin për ndryshime pozitive në vend.

    Analistët politikë, këto aderime apo prurje të reja i shohin në mënyra të ndryshme.

    Publicisti Halil Matoshi thotë se partitë politike e kanë kuptuar që elektorati po kërkon ndryshime dhe se këto ndryshime tani po përpiqen ti prezantojnë përmes figurave të reja publike.

    Aderimet e fundit të personaliteteve nga shoqëria civile, Matoshi i sheh si pozitive, sidomos nëse disa prej këtyre figurave arrijnë të marrin ulëse në Parlamentin e Kosovës.

    “Hyrja eventuale e ndonjërit nga ta apo disave prej tyre në Kuvendin e Kosovës do të ishte një risi dhe do t’i sillte vitalitet apo një gjallëri Kuvendit të Kosovës. Gjithsesi i shoh si pozitive”, ka thënë Matoshi.

    Ndërkaq analisti Shpend Kursani mendon se aderimet e reja nëpër partitë politike së pari duhet shikuar nga aspekti pozitiv.

    Por, në rastin konkret kur këto aderime po bëhen në prag të zgjedhjeve, ai e sheh edhe anën tjetër negative të këtyre veprimeve.

    Shpend Kursani thotë po ashtu se figurat e reja që po aderojnë tek partitë politike, kanë më shumë gjasa që të ndryshojnë vetë dhe t’u adoptohen partive politike se sa që mund të pritet që të ndikojnë për t’i ndryshuar apo reformuar partitë ekzistuese politike.

    “Unë nuk mendoj se do të sjellin ndonjë frymë pozitive për shkak se këto aderime po bëhen për interesa personale, për interesa financiare dhe për interesa tjera të cilat kanë të bëjnë me vetë individët që po aderojnë, se sa me konceptin e përgjithshëm politik që ata e përfaqësojnë”, ka vlerësuar Kursani.

    Kalimi nga shoqëria civile tek politika, thotë tutje Shpend Kursani, është bërë një dukuri pasi që personalitete të caktuara në këtë formë edhe e rrisin çmimin e tyre për të depërtuar në partitë e caktuara në prag të zgjedhjeve.

    “Individët të cilët po kyçen në parti politikë në prag të zgjedhjeve dhe jo më herët, po e shfrytëzojnë shoqërinë civile për promovim të fytyrave të tyre personale në mënyrë që ta ngritin, kushtimisht po e them, çmimin negociues me parti politike kur po vjen puna tek zgjedhjet”, ka vijuar Kursani.

    Aderimin e personaliteteve të caktuara tek partitë politike, Halil Matoshi nuk i sheh si dëmtim të shoqërisë civile. Sipas tij, shoqëria civile në vazhdimësi ngrit dhe prodhon figura e ekspertë të rinj, kështu që disa mund të shkojnë, por do të dalin në shesh figura të reja.

    “Partitë politike nuk i kanë institutet e tyre për krijimin e ekspertëve ose kuadrove të reja politike dhe detyrimisht shoqëria civile dhe media në një mënyrë e luan këtë rol. Prandaj, unë besoj se nuk sjellin ndonjë dëm në shoqërinë civile, përkundrazi e rrisin nivelin profesional në politikë”, ka theksuar Matoshi.

    Aderimet apo prurjet e reja politike, partitë garuese në zgjedhjet e 8 qershorit planifikojnë t’i rendisin në listat e tyre të kandidatëve për deputetë.

    Të gjitha partitë politike tashmë kanë deklaruar se sivjet do të prezantojnë edhe emra të rinj me të cilët do të garojnë në zgjedhje. /Tribuna

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticlePrangoset “Mesia” i Elbasanit, mashtronte vajzat e reja
    Next Article Lojtarët shqiptarë të klubit gjerman Mavraj dhe Azemi, duke e falur namazin
    Dija Online

    Related Posts

    Izraeli po vret civilë në Gaza me dronë komercialë kinezë, zbulon një hetim

    14-07-2025

    Australia nis stërvitjen më të madhe ushtarake në histori – pritet vëzhgim nga Kina

    14-07-2025

    46 tentime të pasuksesshme, a po shkon Kosova drejt zgjedhjeve të dyfishta?

    14-07-2025
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Përplasja e titanëve | Rendi i ri ekonomik

    Gjigantët financiarë po transformojnë Wall Street-in – Analizë nga THE

    Izraeli po vret civilë në Gaza me dronë komercialë kinezë, zbulon një hetim

    Çfarë ndodh me tensionin e gjakut kur pini lëng shege

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Përplasja e titanëve | Rendi i ri ekonomik

    Gjigantët financiarë po transformojnë Wall Street-in – Analizë nga THE

    99% e startupeve të AI do të kenë vdekur deri në vitin 2026 — ja pse

    • Besimi

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Gjigantët financiarë po transformojnë Wall Street-in – Analizë nga THE

    14-07-20255 Mins Read

    “HajdeSivjet 2025” – Futboll që t’i bashkojmë zemrat dhe forcojmë vëllazërinë

    13-07-20252 Mins Read

    Video nga Gaza luftëtari palestinez sulmoi në mënyrë të pavarur dy tanke izraelite

    13-07-20252 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Gjigantët financiarë po transformojnë Wall Street-in – Analizë nga THE

    “HajdeSivjet 2025” – Futboll që t’i bashkojmë zemrat dhe forcojmë vëllazërinë

    Video nga Gaza luftëtari palestinez sulmoi në mënyrë të pavarur dy tanke izraelite

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.