Shkencëtarët skandinavë: “Elektrondotja Wi-Fi”, e rrezikshme për shëndetin

0

Njerëzit përballen me shumë sëmundje, nga tumoret e trurit dhe leuçemisë, deri në dëmtime të kujtesës dhe të përqendrimit, për shkak të rritjes së përfshirjes ‘Elektrondotjes’, siç është në rritje përhapja e rrjetit Wi-Fi në nivel global, paralajmërojnë shkencëtarët skandinavë.

Ekip i ekspertëve për Anadolu Agency (AA), deklaruan se shkencëtarëve tashmë iu është bërë e njohur mirë se rrezatimi elektromagnetik i telefonëve celular, rrjeti wireless LAN, thirrëset për foshnjat, si dhe pajisjet e tjera pa tel të bazuara në mikrovalë mund të ndikojnë në qarkullimin e gjakut, në trupin e njeriut, sistemin e frymëmarrjes, në balancimin e temperaturës trupore dhe ujit në organizëm si dhe funksioneve tjera të metabolizës.

Shkencëtari danez Olle Johansson thotë se rreziku i sëmundjeve është rritur në mënyrë të konsiderueshme me nismën për të rritur gamën e rrjetit Wi-Fi në gjithë botën.

“Komuniteti Wireless paraqet eksperimentin më të lartë në mesin e eksperimenteve të kryera ndonjëherë që njerëzit kanë kryer dhe urgjentisht duhet të karakterizohet si i tillë”, tha Johansson, Profesor i asocuar në Departamentin e neuroshkencës në Institutin Karolina në Stokholm.

Ne tekstualisht jemi të mbështjell nga “elektrondotja” e cila, sipas Johansson kontribuon në rritjen e mundësisë sëmundjeve. Ai thekson se politikanët duhet të ndryshojnë tërësisht qasjen ndaj këtij problemi. “Popullsia e vendit nuk është e mbrojtur sa duhet nga rritja e transmetimit të dhënave dhe komunikimit teknologjik të cilat janë të shpërndara nëpër botë dhe ndikojnë në miliarda njerëz.” Thotë Johansson.

– “Tejkalohen kufijtë e rrezatimit”

Johansson, në bashkëpunim me kolegun e tij, profesor i asocuar në Departamentin telematik në Universitetin Norvegjez të Shkencës dhe Teknologjisë në Trondheim, Einar Flydalom, kohët e fundit botoi një artikull që i referohet fenomenit të quajtur “Wireless rrezik shëndetësor? Debati ka përfunduar”. “Spektri i problemeve të mundshme shëndetësore është shumë i gjerë, nga tumori në tru dhe leuçemija deri te lodhjet, dobësimi i kujtesës dhe përqendrimit, si dhe ndjenja e thjeshtë e jorehatisë,” shpjegoi Johansson.

Komiteti i Këshillit të Evropës ka ekzaminuar provat në 2011 në lidhje me teknologjitë që janë “potencialisht të rrezikshme” për njerëzit, dhe arriti në përfundimin se është e nevojshme mbrojtja e fëmijëve.

Raporti thekson se është me rëndësi vendimtare që të shmangen gabimet e mëparshme, kur zyrtarët e shëndetësisë me vonesë u njohën nga rreziqet e asbestit, pirja e duhanit dhe plumbi në benzinë.

Johansson vazhdoi më tej: “Kufijtë e lejuara të rrezatimit në botë janë, thënë më but, enorme. Flasim për vlera që arrijnë 1.000.000.000.000.000.000 (10 në 18) herë më të larta se sa rrezatimi natyror që trupi i njeriut është përshtatur për më shumë se 100.000. vjet, ndërsa vetëm dekadave të fundit, ne të gjithë jemi të rrethuar nga nivelet e larta të radiovalëve artificiale, duke e ditur fare mirë se ata kanë një ndikim të rëndësishëm në shëndetin e njeriut dhe të kafshëve.”

Ai bëri thirrje për miratim urgjent të parimit parandaluese, duke thënë se nuk pajtohet me konkluzionin e vendimit të Komisionit Evropian të arritur në seancë publike për mendim paraprak të ndikimeve të mundshme shëndetësore që lidhen me ekspozimin ndaj fushave elektromagnetike në mars të këtij viti dhe se duhet bërë më shumë hulumtime. “Tani politikanët paradigmën ‘shmanguni digjeni’, më mira ta zëvendësojnë me paradigmën: Se sa kohë duhet të uleni para radarit që të digjeni”, paralajmëron Johansson.

Mjeku danez Helge Volkmann, i cili një kohë të gjatë kundërshton përhapjen e përshpejtuar të Wi-Fi, pajtohet me Johansson. “Industria dhe qeveria mbështetet në studimet e financuara nga industria e komunikimit celular, në të njëjtën kohë nuk e vënë në dukje rrezikun. Megjithatë, ka dëshmi se sinjalet e telefonave celularë mund të shkaktojë kancer,” tha Volkmann për AA.

Kompania Ruckus Wireless, një nga pionierët celulare në treg, vlerësohet se numri i hotspoteve në botë të rritet në 5.8 milion euro vitin e ardhshëm, një rritje prej 350 për qind nga 2011.

Siç janë shfaqur shqetësimet për shëndetin, gjithnjë e më shumë qytete në perëndim, po përpiqen ta kufizojnë ekspozimin ndaj rrezatimit. Sipas shkencëtarëve skandinavë, kufijtë më të ulët të rrezatimit tashmë janë diskutuar dhe propozuar në Vjenë dhe Bruksel.

Franca në mars të vitit të kaluar lëshoi legjislacion mbi heqjen e Wi-Fi në shkolla derisa të konstatohet se nuk është “e dëmshme për njerëzit.”
Që nga viti 2008, në bibliotekën kombëtare Franceze dhe në bibliotekat tjera në Paris, si dhe në universitete të shumta, është ndërprerë qasja në Wi-Fi.
Në Izrael, Ministria e Arsimit ka pezulluar instalimin e wireless në mësimoret paraklasore dhe gjithashtu ka kufizuar përdorimin e njëjtë nga klasa e parë në të tretë.

– Rritje drastike

Tani mësuesit në Izrael duhet të fikin telefonët dhe ruterat Wi-Fi kur nuk përdoren.

Gjermani që nga 2007 propozon përdorimin e internetit kabllor në vend të Wi-Fi.

Megjithatë, në Parkun Kombëtar Grand Teton të Amerikës, në Yellowstone, të shteti Wyoming, autoritetet po shqyrtojnë linjën optike përmes parkut në vlerë 34.milion $, i cili do të mbulojë rrugët, në mënyrë që vizitorët të kenë qasje optimale në Wi-Fi. Sipas Cisco-s, kompani botërore për rrjetëzim, Afrika deri në 2018 do të përjetoj rritje të madhe të bartjes së të dhënave celulare, në të vërtetë më të fortat deri më tani në botë, të cilat do ta arrijn normën vjetore 70 për qind.

Afrika ndiqet nga Evropa Qendrore dhe Lindore, me një normë vjetore në rritje prej 68 për qind, dhe Azisë ku mund të jetë 67 për qind. Sipas Komisionit Evropian, përveç ndikimit të zakonshme që mund të ketë rrezatimi elektromagnetik në shëndetin e njeriut, ekziston edhe rreziku në rritje për kancer të trurit dhe të veshit, për shkak të përdorimit të tepruar të pajisjeve celulare. Komisioni gjithashtu thekson lidhjen e mundshme kundrejt ekspozimit të rrezatimit me leukeminë e fëmijëve.

– Koha për lëvizje,

Problemet e reprodukimit, funksionet kognitive, apo simptoma të tilla si dhimbje koke, dobësi, stresi, gjumë jo i rehatshëm dhe sëmundjet e lëkurës janë të lidhura edhe me ekspozimin ndaj rrezatimit.

Në një seancë publike të mbajtur në qershor të këtij viti, Komisioni Evropian ka kërkuar që të kryhen hulumtime të mëtejshme. Organizata Botërore e Shëndetësisë do të bëjë një vlerësim formal të rrezikut të ndikimeve shëndetësore për shkak të ekspozimit ndaj radiovalëve deri më 2016.

Johansson komentoi se ky studim i parashikuar është tërësisht “i vjetruar” sepse efektet negative mbi shëndetin tashmë janë të qarta. Ai shton se “faktet shkencore se radiovalët në sipërfaqen prej një centimentri bllokojnë qarkullimin e gjakut, frymëmarrjen, balancimin e temperaturës dhe ujit në trupin e njeriut, përqendrimin, si dhe albuminat dhe sheqerërat në lëngun cerebro-spinal …”

“Edhe fusha elektromagnetike në nivele prej 1 / 100.000 që jemi të ekspozuar deri sa përdorim telefonat celularë ndikon në proceset qelizore dhe shkakton çrregullim të ADN-së, proteinave, neuroneve dhe procesin e oksidimit. Megjithatë, kemi lejuar veten që elektrondotja të zhvillohet në dimensione të paimagjinueshme”, thotë profesor Johansson.

Duke bërë thirrje që Wi-Fi të hiqet në të gjithë botën, ai paralajmëron: “Kjo do të ndikojë tek brezat e ardhshëm dhe tani është koha për të vepruar.” 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com