Agjencia shtetërore e lajmeve Lana në Tripoli të Libisë, ka njoftuar se rrëmbyesit e kanë liruar ambasadorin e Jordanisë në këtë shtet.
Televizioni Al Arabiya ka njoftuar sot se lajmi është konirmuar edhte nga Ministria e Jashtme e Libisë.
Ambasadori Fawaz Al-Itan, ishte rrëmbyer nga përsona të armatosur në prill të këtij viti, të cilët në këmbim të lirimit të tij kërkonin lirimim e disa libianëve nga një burg në Jordani.
Agjencia Lana ka raportuar se Jordania ka pranuar që të lirojë libianët, në këmbim të lirimit të diplomatit.