Rezultatet përfundimtare pas 10 ditësh

0

Procesi i shpalljes së rezultateve përfundimtare po del të jetë një nga telashet më të mëdha nga zgjedhjet e 8 qershorit. Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve fajin për këtë çështje po ia lënë procedurave në regjistrim të votave që janë me kusht, por edhe ato me postë.
Koordinatori, i QNR-së Burim Ahmetaj, ka bërë të ditur se vonesa e ardhjes së votave me postë po shkakton edhe vonesa tjera në këtë proces duke përfshirë edhe publikimin e rezultatit përfundimtar.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund ta bëjë një gjë të tillë derisa QNR t’ia konfirmoië kësaj të fundit se kanë përfunduar të gjitha proceset e numërimit të votave. Si pasojë e kësaj, rezultatet përfundimtare nuk mund të priten para një periudhe dhjetëditëshe. /Tribuna/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com