Putin mbështet aksionet e regjimit shiit irakian

0

Presidenti i Ruisë, Vladimir Putin, ka biseduar në telefon me kryeministrin e regjimit shiit të Irakut, Nuri al-Maliki, të cilit i ka shprehur mbështetjen e Moskës për veprimet e tij kundër ofensivës së gjoja “militantëve islamikë”.
Kremlini ka thënë se Maliki e ka informuar Putinin për hapat e qeverisë së tij “për të luftuar grupet terroriste në veri të vendit”.

Putin, në anën tjetër, ka konfirmuar “mbështetjen e plotë të Rusisë për aksionet e Qeverisë irakiane që të lirojë territoret e republikës nga terroristët”.

Kryengritësit suni, të revoltuar nga shtypja dhe dhuna shumë vjeçare e regjimit shiit, kanë marrë kontrollin e disa qyteteve kryesore në Irak, përfshirë Mosulin dhe Tikritin, dhe thuhet se po avabcojnë drejt Bagdadit. 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com