Pro-rusët rrëzojnë edhe 2 avionë ukrainas

0

Rebelët pro-rusë kanë rrëzuar edhe dy avionë luftarakë ukrainas gjatë së mërkurës, jo shumë larg vendit ku u rrëzua edhe avioni malajzian ku mbeten te vdekur 298 persona.
Një zëdhënës për operacionet ushtarake të Ukrainës tha se avionët janë rrëzuar pranë Savur Mogila, një grumbull varresh në rajonin e Shaktersky-t, ku një memorial përkujton edhe pritat e ushtrisë sovjetike ndaj nazistëve pushtues gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Igor Strelkov, i cili është tashmë në krye të rebelëve në qytetin lindor të Donjeckut, tha se separatistët kanë ulur një avion dhe se piloti është nxjerrë jashtë tij, por nuk ka detaje të mëtejshme.
Luftime të ashpra janë duke u zhvilluar pranë dy qendrave kryesore të rebelëve në Doneck dhe në Luhansk, ku ata po zmbrapsen dita-ditës nga forcat qeveritare, të cilët kanë marrë kontrollin e fshatrave dhe periferive të qyteteve. /mesazhi/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com