Studentja në PhD, Nahid Almanea, 31 vjeçare, u godit me thikë 16 herë javën e kaluar në rrugën e saj për në universitet e që konsiderohet të ketë qenë një sulm Islamofob në Britani të Madhe.
Fotot nga funerali në Arabi Saudite të një studente të vrarë në Mbretërinë e Bashkuar kanë dalë në mediat sociale, duke treguar një numër të madh në përcjelljen e studentes së vrarë mizorisht në rruget e Londrës.
Mesazhe të shumta mbështetëse, në Arabisht janë postuar në internet si: “Mirupafshim … Ajo u vra për shkak të hixhabit… Përmes dëlirësisë ajo u përball me shpatën…. Goodbye … Zoti të pastë në mëshirë…. Jemi krenare me jetën dhe vdekjen tënde… Një shpirtë i pastër dhe fisnik për tek Zoti i saj…. Mallkuar qofshin duart që të vranë…. Turp për frymën e urrejtjes që merr jetë studentesh … etj”.
Zyrtarët nga Essex, Suffolk, Londër dhe Kent janë duke punuar së bashku me Agjencinë Kombëtare të Krimit në hetimin e vdekjes së Almanea-së.
Policia tha se ata janë duke hetuar me kujdes motivet që kanë quar në vrasjen e vajzës, por janë edhe në kërkim të mundësisë se ajo ishte në shënjestër për shkak të veshjes së saj myslimane. /mesazhi/