“PD-ja është dhe mbetët pjesë e Misionit të Ri”

0

Partia e Drejtësisë kategorikisht mohon lajmin e publikuar në disa portale, se kinse deputetët e saj do të kalojnë në bllokun opozitar. PD konsideron se “një dezinformat e tillë ka për qëllim lëkundjen e elektoratit dhe krijimin e amullisë politike”, në kohën që – sipas tyre – “koalicioni Misioni i Ri fitoi besimin e sovranit që të formoi qeverinë e re”.
“PD-ja ka hyrë në garë në koalicion me PDK-në dhe si pjesë e Misionit të Ri do të angazhohet për realizimin e projekteve që u mbështeten nga zgjedhësit, dhe për çka, iu besua udhëheqja e vendit për periudhën katërvjeçare. Konsiderojmë se iniciativa e bllokut opozitar dhe të gjithë atyre që mendojnë ndryshe duhet të jetë në pajtim me Kushtetutën e vendit, për çka, në një vend juridik e demokratik, ku sundon ligji, kanë përgjegjësi si pozita ashtu edhe opozita”, thuhet në një reagim të PD-së.

Partia e Drejtësisë është në pritje të rezultatit përfundimtar të numërimit të votave dhe certifikimit të zgjedhjeve dhe pret që të formohet qeveria e re e udhëhequr nga Hashim Thaçi dhe partnerët e koalicionit. /Telegrafi/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com