Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Agjencioni Kundër Korrupsionit i korruptuar?
    Lajme

    Agjencioni Kundër Korrupsionit i korruptuar?

    Dija OnlineBy Dija Online13-06-201404 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    AKK ka bërë shkelje ligjore me mos publikimin e regjistrave tё pasurisë

    Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK), sipas Organizatws pwr Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet – Çohu, nё deklarimet e fundit tё drejtorit tё saj, Hasan Preteni, po mëton tё justifikojë mos publikimin e regjistrave tё pasurisë sё zyrtarëve tё lartë publik, duke u thirrur nё dispozitat e ligjit nё fuqi, si dhe duke u arsyetuar me vëllimin e punëve tё institucionit.
    Lexojeni të plotë reagimin e organizatës Çohu:

    Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK), nё deklarimet e fundit tё drejtorit tё saj, Hasan Preteni, po mëton tё justifikojë mos publikimin e regjistrave tё pasurisë sё zyrtarëve tё lartë publik, duke u thirrur nё dispozitat e ligjit nё fuqi, si dhe duke u arsyetuar me vëllimin e punëve tё institucionit.

    Agjencia, me mënyrën se si po i qaset kësaj çështjeje, po e merr rolin e institucionit interpretues tё ligjit, dhe jo atё tё zbatuesit, qё ligji ia atribuon.

    Nё kёtё kuadër, AKK-ja po bёnё ndërhyrje flagrante nё Ligjin pёr Deklarimin, Kontrollin dhe Prejardhjen e Pasurisë sё Zyrtarëve tё Lartë Publik, Deklarimin Kontrollin dhe Prejardhjen e Dhuratave pёr gjithë Personat Zyrtarë.

    Nё fakt, AKK-ja, përveç se ka bёrё shkelje tё ligjit nё fuqi, duke mos i publikuar regjistrat e pasurisë brenda afatit tё përcaktuar ligjor, ka bёrё edhe njё thyerje tё re tё ligjit, duke u pozicionuar si institucion interpretues i ligjit dhe jo duke u kufizuar nё mandatin e saj ekskluziv zbatues.

    Njëri ndër justifikimet kryesore tё AKK-sё, pёr mos publikim tё pasurisë lidhet me mënyrën se si ky institucion po e interpreton nenin 13, pika 1, tё ligjit për deklarimin tё pasurisë.

    Ky nen thotë kështu: regjistrat e deklarimit të pasurisë duhet të publikohen në faqen e internetit të Agjencisë brenda afatit prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e kalimit të afatit për deklarim të pasurisë nga zyrtarët e lartë publik.

    AKK-ja, sipas deklarimeve tё drejtorit Hasan Preteni, po pretendon se ligji lejon publikimin e pasurisë pas 60 ditё pune, nga data e përfundimit tё afatit pёr deklarim tё rregullt vjetor tё pasurisë, qё sipas ligjit, ёshtё data 31 mars e ҫdo viti kalendarik.

    Ligji, nё tërësinë e tij, e posaçërisht nё nenin 13, pika 1, nuk e specifikon askund se afati i publikimit tё regjistrave tё pasurisë hyn brenda afatit kohor 60 ditё pune, por vetëm specifikon 60 ditё nga data e kalimit tё afatit pёr deklarim.

    Nё kёtё kuadër, AKK-ja ka bёrё interpretim tё njëanshëm tё ligjit duke u pozicionuar si institucion interpretues i ligjit, e jo duke u kufizuar vetëm nё zbatimin e tij. Mandati i AKK-sё, si institucion i pavarur dhe sipas ligjit qё e themelon kёtё institucion, ёshtё ekskluzivisht i kufizuar nё zbatimin e ligjit dhe jo nё interpretimin e tij, gjë qё bёnё qё ky institucion tё shkelë mandatin e tij ligjor.

    Argumenti se AKK-ja, ka bёrё shkelje tё ligjit pёr sa i përket afatit tё publikimit tё regjistrave tё pasurisë, mund tё dëshmohet edhe nga praktikat e viteve tё mёhershme tё saj pёr sa i pёrket kohёs se kur janё publikuar regjistrat e pasurisё.

    Praktikat e deritashme kanë treguar se gjithmonë në ditёn e parё tё punёs sё muajit qershor ka filluar publikimi i pasurisë, sidomos i institucioneve qendrore si: kuvendi, qeveria, gjykata, prokuroritë…

    Në vitin 2013, fillimi i publikimit të shumicës së regjistrave të pasurisë është me datën 3 qershor, ku janё publikuar 1900 regjistra tё pasurisë, ku përfshihen: Presidenca; Kuvendi; Qeveria; Gjykatat dhe Prokuroritë.

    Nё vitin 2012, me datё 21 maj, janё publikuar regjistrat e pasurisë për 1400 zyrtarë, kurse me 5 qershor janё publikuar edhe 900 regjistra tjerё. Përderisa nё vitin 2010, mё 1 qershor, janё publikuar tё gjithë formularët e pasurisë sё zyrtarëve tё obliguar qё t’i deklarojnë.

    Nё kёtё kontekst, praktika nga viti 2010 deri mё 2013, ka treguar se AKK-ja, përgjithësisht ka zbatuar normat e ligjit nё fuqi duke publikuar regjistrat e pasurisë sё zyrtarëve tё lartё publik brenda afatit tё paraparë ligjor, pra dita e parё e punës sё muajit qershor.

    Por, nё kёtё vit zgjedhor, AKK-ja ka shkelë praktikën e saj kur ka vendosur që të mos i publikojë regjistrat e pasurisë brenda afatit tё përcaktuar ligjor.

    Njё praktikë e tillё e AKK-sё, cenon integritetin dhe pavarësinë e këtij institucioni duke lejuar qё përmbushja e mandatit tё saj ligjor tё diktohet nga politika ditore.

    Organizata ÇOHU! do tё kërkojë, pas konstituimit tё Kuvendit tё Republikës sё Kosovës dhe pas funksionalizimit tё Komisionit pёr Legjislacion, shqyrtimin e këtij vendimi dhe veprimi tё AKK-sё, përkitazi me ligjshmërinë e tij.

     

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous Article“PD-ja është dhe mbetët pjesë e Misionit të Ri”
    Next Article Vullnetarët e Korpusit të Paqes edhe në Kosovë
    Dija Online

    Related Posts

    A po dëshmojmë një kryqëzatë të atdheut në shekullin e 21-të? Amina Shareef

    30-05-2026

    Pse ka shumë të ngjarë që Pakistani të refuzojë t’u bashkohet Akordeve të Abrahamit

    30-05-2026

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    29-05-2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    FP: Fundi i transatlantizmit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Rudian Zekthi – Si të shndërrohet protesta në lëvizje

    FP: Fundi i azilit

    FP: Fundi i politikave klimatike

    • Besimi

    Mustafa Terniqi: Dituria në Islam, mes diturisë fetare dhe diturisë së dobishme

    Modeli zviceran: Ushtria që lejon Ramazanin dhe praktikat fetare të ushtarëve

    Kriza e aktivizmit mysliman – Tom Facchine

    Rëndësia e të bërit të Ramazanit një “ngjarje të madhe” (BIG DEAL) për familjen tuaj

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    08-03-20262 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Irani zgjedh liderin e ri suprem, emri pritet të shpallet së shpejti

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.