Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Pasuria milionëshe e konfiskuar e ish-deputetit shqiptar
    Lajme

    Pasuria milionëshe e konfiskuar e ish-deputetit shqiptar

    Dija OnlineBy Dija Online29-07-201602 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Dyqane, apartamente, garazhe dhe sipërfaqe toke arë në emër të ish-deputetit Mark Frroku, janë vendosur nën masën e sekuestrimit nga ana e gjykatës, pas kërkesë së bërë nga Prokuroria për Krime të Rënda.

    Bëhet fjalë për 7 apartamente të shpërndara në Orikum të Vlorës, Shëngjin në Lezhë dhe në zonën e Kasharit në Tiranë. Në kryeqytet janë sekuestruar gjithashtu edhe dy dyqane në emër të ish-deputetit, ndërsa toka arë e sekuestruar ka një sipërfaqe prej 6 mijë metrash katrorë dhe ndodhet në Grykë Lumë në Lezhë, shkruan mediumi shqiptar Top Channel.

    Mark Frroku është në gjykim për veprat penale të “vrasjes me paramendim”, “fshehjes së pasurisë…”, “pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe “ndërtimit të paligjshëm”.

    Ai po gjykohet në Shqipëri për akuzat se, në bashkëpunim, ka vrarë një shtetas shqiptar në Belgjikë në vitin 1999. Sipas hetimit të autoriteteve belge, të cilat përcollën aktet pranë Prokurorisë së Përgjithshme të Shqipërisë, Frroku dhe disa bashkëpunëtorë të tjerë kanë vrarë një bashkëkombas pas konflikteve për trafikun e prostitucionit.

    Ish-deputeti rezulton gjithashtu se është i dënuar nga Gjykata e Amsterdamit me 3 vjet burgim në vitin 2002, si i përshirë në veprimtarinë e paligjshme të trafikimit të lëndëve narkotike, duke përdorur emrin Piro Sofrani.

    Kërkesa e Prokurorisë u pranua nga Gjykata për Krime të Rënda, e cila urdhëroi sekuestrimin e pasurive, si vijon:

    Apartamente
    1. Apartament me sipërfaqe 56.84 m2 në Orikum
    2. Apartament me sipërfaqe 78.66 m2 në Orikum
    3. Apartament me sipërfaqe 69.6 m2 në Shëngjin, Lezhë
    4. Apartament me sipërfaqe 49.3 m2 në Shëngjin, Lezhë
    5. Apartament me sipërfaqe 55.2 m2 në Shëngjin, Lezhë
    6. Apartament me sipërfaqe 100 m2 në Kashar, Tiranë
    7. Apartament me sipërfaqe 100 m2 në Kashar, Tiranë

    Dyqane
    8. Dyqan me sipërfaqe 133 m2 në Tiranë
    9. Dyqan me sipërfaqe 175 m2 në Tiranë

    Garazhe (bodrume)
    10. Bodrum 11.6 m2 në Shëngjin, Lezhë
    11. Bodrum 11.6 m2 në Shëngjin, Lezhë

    Tokë arë
    12. Tokë arë me sipërfaqe 6000 m2, në “Grykë Lumi”, Lezhë


    Source: Informacione

    featured
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticleMPB: Vendimi i arbitrazhit betejë e komplikuar ligjore
    Next Article Vonesa dhe anulime të fluturimeve në aeroportin e Dubait
    Dija Online

    Related Posts

    Izraeli po vret civilë në Gaza me dronë komercialë kinezë, zbulon një hetim

    14-07-2025

    Australia nis stërvitjen më të madhe ushtarake në histori – pritet vëzhgim nga Kina

    14-07-2025

    46 tentime të pasuksesshme, a po shkon Kosova drejt zgjedhjeve të dyfishta?

    14-07-2025
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Përplasja e titanëve | Rendi i ri ekonomik

    Gjigantët financiarë po transformojnë Wall Street-in – Analizë nga THE

    Izraeli po vret civilë në Gaza me dronë komercialë kinezë, zbulon një hetim

    Çfarë ndodh me tensionin e gjakut kur pini lëng shege

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Përplasja e titanëve | Rendi i ri ekonomik

    Gjigantët financiarë po transformojnë Wall Street-in – Analizë nga THE

    99% e startupeve të AI do të kenë vdekur deri në vitin 2026 — ja pse

    • Besimi

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Gjigantët financiarë po transformojnë Wall Street-in – Analizë nga THE

    14-07-20255 Mins Read

    “HajdeSivjet 2025” – Futboll që t’i bashkojmë zemrat dhe forcojmë vëllazërinë

    13-07-20252 Mins Read

    Video nga Gaza luftëtari palestinez sulmoi në mënyrë të pavarur dy tanke izraelite

    13-07-20252 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Gjigantët financiarë po transformojnë Wall Street-in – Analizë nga THE

    “HajdeSivjet 2025” – Futboll që t’i bashkojmë zemrat dhe forcojmë vëllazërinë

    Video nga Gaza luftëtari palestinez sulmoi në mënyrë të pavarur dy tanke izraelite

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.