Edward Snowden i futi përdoruesit e iPhone në panik kur ai deklaroi se NSA mund të dëgjojë nga mikrofoni i iPhone edhe nëse pajisja është e fikur. Djali që ka zbuluar sekretet më të errëta të NSA, ka rezultuar se thotë të vërtetën. Por a ka të drejtë edhe në këtë rast? Ekspertët mbështesin pretendimin e Snowden. Ata shprehen se është shumë e mundur që NSA të përgjojë mikrofonin e një aparati telefonik iPhone edhe kur ky është i fikur. Ja si veprohet:
“…softueri mund ta bëjë një telefon të duket si i fikur, kur në fakt ai ka hyrë në një modë me energji të ulët, që e lë ndezur çipat kyç të komunikimit.” Celulari duket se është i fikur, por ai vazhdon të marrë komanda, përfshirë edhe aktivizimin e mikrofonit.