Atëherë, përgjatë 100 vjetëve n’a mësuan, na mashtruan dhe u vetëmashtruam duke thënë Konferenca e ambasadorëve në Londër copëtoi kombin shqiptar. Dhe kështu e kemi përmendur të gjithë. Ndërkaq indiciet e para, janë dhënë nga të tjerë, ku është thënë që kjo konferencë, nuk mbajti asnjë proces – verbal. Pra, u mblodh një gjoja konferencë, por nuk u shkruajt ç’farë u tha, ç’farë u diskutua. Kjo dihej edhe më përpara, por kjo nuk mjaftonte. Atëherë, për të bindur bashkësinë ndërkombëtare, ne n’a është dashur të kërkojmë dokumenta të reja, domethënë të kërkojmë dhe të gjejmë ç’thonë ata që kanë qenë në këtë konferencë dhe arritëm të gjenim dy nga më kryesorët, librin e Edëard Grey –t (ish kryetar i kësaj që u quajt konferencë, ish ministër i jashtëm i Britanisë së Madhe) i cili flet në vitin 1927, katërmbëdhjetë vjet pas kësaj që u quajt konferencë, flet gjerë e gjatë edhe cfarë ndodhi në Londër nga dhjetori 1912 deri në 13 gusht 1913. Gjetëm edh të dytin për nga rëndësia, ish ambasadorin e Francës Pol Kambon, librin e tij ‘Korrespondenca’vëllimin e tretë, botim i vitit 1946, ku edhe ai flet vetë, pa e ditur se dekada më pas një shqiptar apo disa shqiptarë do t’i lexonin cfarë kishin thënë ata. Ç’farë thotë Grey ? Grey thotë fare hapur se , unë vendosa t’i thjeshtoj gjërat, të krijoja një Komitet Miqsh dhe vendosa që nga ora katër mbasdite deri në gjashtë, të mblidheshim unë, ambasadori i Francës, ambasadori i Italisë, ambasadori i Rusisë, ambasadori i Austro – Hungarisë, ambasadori i Gjermanisë, rreth një tavoline, pinim çaj dhe duke pirë çaj, diskutonim edhe si të vendosnim paqen në Ballkan. Dhe imagjinoni duke pirë çaj u vendos që trojet shqiptare ose sic e quan vetë Edward Grey, “Shqipëria Turke” të copëtohej, të trajtoheshin territoret e sajë si plackë lufte. Pra, tetëmbëdhjetë ditë mbasi Ismail Qemali i kishte njoftuar që është shpallur pavarësia e Shqipërisë Natyrale, mblidhet Londra dhe në vend që në fillim të diskutonin aktin juridik të shpalljes së pavarësisë, e injoruan atë dhe u morrën me atë që Grey e quan Aleanca e Krishterë (Serbi, Mal i Zi, Greqi, Bullgari) dhe Turqia, të cilat kishin hyrë në luftë. Pra, për të vendosur paqen midis tyre dhe për të vendosur paqen midis tyre, përsëri sipas Grey-t, u përdorën trojet shqiptare si plackë lufte. Tjetra që dua të theksoj dhe që ka rëndësi për teleshikuesit tuaj është që Edward Grey flet në librin e tij për rolin e tij dhe thotë, pranon një të vërtetë të hidhur. Roli im – thotë – në këtë takim, ishte shumë banal. Ishte pa vlerë. Ishte pa kuptim. Britania e Madhe nuk ishte fare fare e interesuar se cfarë do bëhej më disa fshatra shqiptare (dhe këtu duket dhe racizmi ndaj trojeve shqiptare) si Ulqini, si Peja, si Prizreni, si Gjakova. Prandaj – thotë – vendosëm që të kënaqnim orekset e Serbisë dhe të Malit të Zi duke ua falur ato atyre. Gjithsej, për ne që jemi sot, ky territor është as më shumë e as më pak se 21 000 km katrorë. Pra, ky është një fakt. Fakti tjetër është që të gjithë, edhe Kambon, edhe Grey pranojnë një gjë : pranojnë se ata nuk morën asnjë vendim. Grey, në librin e tij, thotë : Në 13 gusht ne pushuam së takuari. Thjesht nuk u mblodhëm më, por askush nuk n’a falenderoi. Askush nuk n’a dha një mirënjohje. Nuk bëmë asnjë fotografi së bashku, por ne nuk morrëm asnjë vendim. Asnjë vendim, as për kufijtë shqiptarë. Pra, Grey e pranon që s’është marrë asnjë vendim, sepse vërtet s’ka qenë konferencë.
Koço Danaj