Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Nishani në Forumin “SHBA – Bota Islame’’
    Lajme

    Nishani në Forumin “SHBA – Bota Islame’’

    Dija OnlineBy Dija Online09-06-201403 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    “Harmonia fetare në Shqipëri, shembull edhe për kombet e tjera”

    Presidenti i Republikës, Bujar Nishani së bashku me Zonjën e Parë dhe delegacionin shqiptar, po viziton zyrtarisht Shtetin e Katarit me ftesë të Emirit, Sheik Tamim Bin Hamad Bin Khalifa Al Thani për të marrë pjesë në Forumin ‘’Shtetet e Bashkuara të Amerikës – Bota Islame’’, që po zhvillohet në Doha nga data 9-11 qershor.

    Në sesionin e hapjes të Forumit “SH.B.A. – Bota Islame”, Kreu i Shtetit shqiptar, mbajti fjalën përshëndetëse, në të cilën u shpreh se “ne shqiptarët jemi krenarë, për faktin se jetojmë në një shoqëri shumëfetare me shumicë myslimane, ku anëtarët e të gjitha besimeve bashkëjetojnë për shekuj në paqe dhe harmoni të plotë. Besimet fetare myslimane, ortodokse dhe katolike, të cilat bashkëjetojnë në harmoni, janë shndërruar për ne në një vlerë të çmuar identifikuese dhe një shembull, nga i cili mund të mësojnë edhe kombe të tjera të zhvilluara”.

    presidenti-nishani-konferenca-ne-katarPresidenti Nishani, duke folur për harmonin fetare ai theksoi se “Shqiptarët nuk ranë në grackën e “ngjyrimeve fetare” të tragjedisë fundit, gjatë viteve 1990 në Ballkan. Republika e Shqipërisë ishte nga vendet e para që njohu Maqedoninë, pas shkëputjes së saj nga trungu i ish-Jugosllavisë”. “Shqiptarët e Maqedonisë, të fesë myslimane bashkuan përpjekjet me maqedonasit e fesë ortodokse për ndërtimin e këtij shteti të ri demokratik.Shqiptarët e Kosovës formësuan “rezistencën paqësore”, si një qasje pragmatike për të ruajtur qenien e tyre njerëzore nga vala e gjenocidit serb dhe për të arritur pavarësinë nga Beogradi”, tha Nishani.

    Po ashtu, Nishani pohoi “Ambasadori i SHBA në Shqipëri gjatë periudhës 1930-1933 Herman Bernstein shkruante në raportimet e tij për Ëashingtonin se: “Nuk ka asnjë gjurmë diskriminimi ndaj hebrenjve në Shqipëri, sepse ajo tokë është njëra prej atyre vendeve të rralla në Evropën e sotme ku paragjykimi dhe urrejtja fetare nuk ekziston, edhe pse vetë shqiptarët u përkasin tre feve. Gjatë periudhës së errët të Holokaustit, Shqipëria, jo vetëm ruajti të gjithë hebrenjtë që jetonin në territorin e saj, por shërbeu edhe si vend transit strehimi për të gjithë hebrenjtë që largoheshin nga vende të tjera për t`i shpëtuar gijotinës së Holokaustit. Shqiptarët nuk dorëzuan asnjë hebre brenda territorit të Shqipërisë”.

    presidenti-nishani-konferenca-ne-katar-2“Shtetet e Bashkuara na u gjendën gjithmonë pranë, në kalimin e vështirë, por të domosdoshëm të vendit nga sistemi njëpartiak në atë shumëpartiak, nga ekonomia e centralizuar në ekonominë e tregut të lirë, nga sigurimi kombëtar me bunkerë në një regjim sigurimi ndërkombëtar, nga shteti i dhunës në sundimin e ligjit, nga vendi më i izoluar në vendin anëtar të NATO-s dhe aspirant për në BE”, tha Nishani.

    Gjithashtu, Presidenti Nishani, pasi solli një ekspoze të vlerave të bashkëjetesës fetare në Shqipëri si shembull i përkryes, vlerësoje lartë bashkëpunimin e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara dhe se marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, shënuan kulmin e tyre me vizitën historike të Presidentit George W. Bush, më 10 qershor 2007. Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të jenë padyshim, në ballë të përpjekjeve tona të përbashkëta për botën e së nesërmes”

    Modeli shqiptar i bashkëjetesës fetare dhe i pranimit të tjetrit ndryshe na frymëzon në vizionin tonë për një botë të paqtë, ku racat, fetë, kulturat, të gjithë njerëzit, bashkëjetojnë në harmoni.

    /ATSH

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticleNgjashmëri e madhe mes zgjedhjeve të vitit 2010 dhe 2014
    Next Article Urinimi i pavullnetshëm gjatë natës tek fëmijët
    Dija Online

    Related Posts

    Mbretëria e Bashkuar rindërton marrëdhëniet diplomatike me Sirinë ndërsa David Lammy viziton Damaskun

    05-07-2025

    Studiuesja shqiptare nga pesë shkencëtaret më të mira në Kanada

    05-07-2025

    Partitë kërkojnë kandidatë për zgjedhjet lokale, KQZ: Deri më tani asnjë aplikim zyrtar

    05-07-2025
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Mbretëria e Bashkuar rindërton marrëdhëniet diplomatike me Sirinë ndërsa David Lammy viziton Damaskun

    Studiuesja shqiptare nga pesë shkencëtaret më të mira në Kanada

    Partitë kërkojnë kandidatë për zgjedhjet lokale, KQZ: Deri më tani asnjë aplikim zyrtar

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Rilindja materiale e umetit musliman nuk do të vijë nga ëndërrimtarët apo vetëm nga të devotshmit – ajo do të udhëhiqet nga realistët

    • Besimi

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    27-06-20252 Mins Read

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    26-06-20258 Mins Read

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    26-06-20257 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.