Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Mungesa e buxhetit lë spitalet pa barna
    Lajme

    Mungesa e buxhetit lë spitalet pa barna

    Dija OnlineBy Dija Online26-10-201604 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Mungesa e barnave nga lista esenciale në institucionet publike shëndetësore në Kosovë, vazhdon të jetë shqetësuese.

    Një rënie e tillë gjatë gjithë këtij viti vlerësohet se vjen si pasojë e alokimit të buxhetit për barna në vlerë prej 15 milionë euro, nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës në Ministrinë e Shëndetësisë.

    Zyrtarë të lartë brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, kanë bërë të ditur se gjatë këtij viti qysh në fillim të planifikimit të blerjes së barnave, iu kanë munguar 5 milionë euro.

    Ndonëse kërkesat për furnizim me barna nga klinikat dhe spitalet rajonale tashmë janë dorëzuar në Ministrinë e Shëndetësisë, dhe furnizimi i kohë pas kohshëm po ndodhë nëpër klinika, mungesa e barnave dhe materialit shpenzues vërehet shumë.

    Pacientët thonë se gjithcka që është dashur për trajtim i kanë blerë vetë ditët e fundit. Njëra nga to ka folur edhe për Radion Evropa e Lirë.

    “Gjërat më elementare ne i blejmë. Gjërat që kushtojnë lirë, nuk i kanë. Mos të flasim për barnat që janë të shtrenjta”, ka deklaruar Mirjeta.

    Edhe vetë zëdhënësi i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Shpend Fazliu ka thënë se ka mungesë evidente të barnave, derisa ka shtuar se kanë qenë donatorët ata që vetëm kohët e fundit i kanë ndihmuar me 7 milionë euro.

    “Kërkesat për blerje të barnave tashmë janë proceduar në Ministrinë e Shëndetësisë, sipas procedurës së rregullt. Jemi në fazën e furnizimit, dhe barnatorja qëndrore është në kontakt me ta, por ka mungesa të barnave për shkak të buxhetit të ulët që ka Ministria, dedikuar për furnizim me barna”.

    “Shtatë milionë euro janë pranuar këtë vit vetëm nga donatorët. Ministria e Shëndetësisë shpresojmë që do ta bëjë furnizimin ashtu si është kërkuar nga klinikat. Por, tash për tash ka mungesa e që pacientët detyrohen t’i blejnë vetë”, tha Fazliu.

    Në anën tjetër Kryetari i Sindikatës Federale të Shëndetësisë, Blerim Syla, thotë se problematika e furnzimit me barna esenciale është e lashtë, dhe se nuk po mund të dilet nga kjo problematikë, pikërisht për faktin siç thotë ai, sepse lista esenciale nuk duhet bëhet nga qefet e njerëzve.

    “Kjo është një problematikë e madhe, por buxheti për shëndetësi është i ulët. Ndonëse po shpresohet me miratimin e ligjit për sigurime shëndetësore se do të rregullohet gjendja, unë mendoj se kohëve të fundit është keq. Ministria e Shëndetësisë ndonëse ka ndarë mjaft mjete për barna esenciale, në të njejtën kohë kemi mungesë të barnave, dhe nuk dihet se ku të kërkohet përgjigjja”.

    “Mendoj se duhet të forcohen sigurimet shëndetësore dhe të rritet buxheti për shëndetësi dhe lista esenciale të jetë listë esenciale, e jo listë për qefe të njerëzve, ka thënë Syla.

    Në Klinikën Emergjente ndërkaq thuhet se barnat që duhen për të shpëtuar jetë, meqë natyra e kësaj klinike është e tillë, nuk mungojnë.

    Drejtori i kësaj klinike, Basri Lenjani, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se gjithmonë mbajnë rezerva barnash në raste kur duhet shpëtohet një jetë, derisa shton se shumica e barnave tjera të nevojshme si dhe materiali shpenzues për punë, mungon.

    “Në Klinikën Emergjente barnat nga lista esenciale të cilat janë të rendit të dytë, mungojnë. Por, Klinika Emergjente ka renditur stoqet rezervë minimale, kur lista esenciale është obligim i shtetit që të plotësohet mbi 80 për qind”.

    “Andaj si rezultat i rezervave, Klinika Emergjente nuk ka ndodhur të mbetet pa barna jetëshpëtuese, ato të rendit të parë. Klinika Emergjente duhet të ketë 24 orë barna, por përkundër kësaj ne kemi mungesa të barnave që janë të dobishme për shërbimin tonë‘’, ka thënë Lenjani.

    Sidoqoftë, zyrtarë në Ministrinë e Shëndetësisë tashmë kanë deklaruar se alokimi i buxhetit nga një institucion në tjetrin, ka qenë kërkesë e donatorëve dhe është miratuar nga Kuvendi i Kosovës. (REL)

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous Article‘Shuplakë’ Qeverisë!
    Next Article Rriten shqetësimet në prag të nisjes së punës së Gjykatës Speciale
    Dija Online

    Related Posts

    Izraeli po vret civilë në Gaza me dronë komercialë kinezë, zbulon një hetim

    14-07-2025

    Australia nis stërvitjen më të madhe ushtarake në histori – pritet vëzhgim nga Kina

    14-07-2025

    46 tentime të pasuksesshme, a po shkon Kosova drejt zgjedhjeve të dyfishta?

    14-07-2025
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Përplasja e titanëve | Rendi i ri ekonomik

    Gjigantët financiarë po transformojnë Wall Street-in – Analizë nga THE

    Izraeli po vret civilë në Gaza me dronë komercialë kinezë, zbulon një hetim

    Çfarë ndodh me tensionin e gjakut kur pini lëng shege

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Përplasja e titanëve | Rendi i ri ekonomik

    Gjigantët financiarë po transformojnë Wall Street-in – Analizë nga THE

    99% e startupeve të AI do të kenë vdekur deri në vitin 2026 — ja pse

    • Besimi

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Gjigantët financiarë po transformojnë Wall Street-in – Analizë nga THE

    14-07-20255 Mins Read

    “HajdeSivjet 2025” – Futboll që t’i bashkojmë zemrat dhe forcojmë vëllazërinë

    13-07-20252 Mins Read

    Video nga Gaza luftëtari palestinez sulmoi në mënyrë të pavarur dy tanke izraelite

    13-07-20252 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Gjigantët financiarë po transformojnë Wall Street-in – Analizë nga THE

    “HajdeSivjet 2025” – Futboll që t’i bashkojmë zemrat dhe forcojmë vëllazërinë

    Video nga Gaza luftëtari palestinez sulmoi në mënyrë të pavarur dy tanke izraelite

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.