Të dhënat e fundit për emrat e fëmijëve në Britani të Madhe kanë treguar se emrat më të popullarizuara për vitin 2014 janë Muhamed dhe Sophia, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas gazetës së njohur britanike “The Guardian”, duke u mbështetur në të dhënat e portalit “BabyCentre”, emri Muhamed është emri më i popullarizuar për foshnjat meshkuj në Britani të Madhe për vitin 2014.
Mediat britanike raportojnë se emrat musliman në Britani të Madhe janë gjithnjë e më të popullarizuara, ndërsa, siç thonë, edhe emisionet televizive të tilla si “Game Of Thrones” në një masë të madhe frymëzuan britanikët, për vendosjen e emrave të fëmijëve të tyre.
Megjithatë, në listën e portalit “BabyCentre”, në të cilën ndodhen 100 emra më të popullarizuara të foshnjave të sapolindura për vitin 2014, emri Muhamed ka lëvizur për 27 vende në krahasim me vitin e kaluar.
Përveç emrit Muhamed, në listën e 100 emrave të djemve ndodhen edhe disa emra arabë, apo muslimanë siç janë Omar, Alir, Ibrahim.
Pas emrit Muhamed, emrat më të popullarizuara të djemve në Britani të Madhe për këtë vit janë Oliver, Jack, Noah, Jacob, Charlie, Harry, Joshua, James dhe Ethan.
Përveç kësaj, në mesin e emrave më të popullarizuar të foshnjave femra ndodhen edhe disa emra arabë. Emri Nur zë vendin e 29-të, ndërsa Maryam në vendin e 35-të të kësaj liste jashtëzakonisht interesante e cila publikohet çdo vit.
Në listën e vajzave vendin e parë e zë emri Sophia, pas së cilës pasojnë Emily, Lily, Olivia, Amelia, Isla, Isabella, Ava, Sophie dhe Chloe.
Sophia është kështu emri më i popullarizuar për vitin 2014, ndërkohë që ky emër është në mesin e emrave më të popullarizuara në vendet si SHBA, Brazil, Spanjë dhe Rusi.
Sarah Redshaw, kryeredaktorja e portalit “Baby Centre” ka deklaruar për mediat britanike se në këtë vit rritje të konsiderueshme shënuan veçanërisht emrat arabe, përkatësisht emrat musliman.
“Rritje gjithnjë më e madhe e emrave arabe dhe emrit Aarav, emrit indian për djem, si dhe e tërë lista e 100 emrave më të popullarizuar, tregojnë diversitetin gjithnjë më të madh të Britanisë së Madhe sot”, tha Redshaw.
Ajo shton se shumë prindër fëmijëve të tyre u kanë vendosur emrat e këngëtarëve të famshëm të futbollistëve, aktorëve, etj.
“Prindërit kanë emëruar fëmijët e tyre sipas personaliteteve të famshme në Britani të Madhe. David dhe Victoria Beckam, Simon Cowell, këtë vit ishin ndër zgjedhjet më të mëdha të prindërve”, tha kryeredaktorja e portalit “BabyCentre”