Tre persona kanë mbetur të plagosur, pasi një automjet ka shpërthyer në momentin që ka qenë në lëvizje.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 tek vendi i njohur si “Rruga Ura” në Tiranë, ndërsa dyshohet se makina është shpërthyer me telekomandim.
Si pasojë e shpërthimit kanë pësuar djegie tre persona, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. /Shqiptarja/