Lirohet Dr. Shefqet Krasniqit

0

Pas vendimit të dytë të Gjykatës së Apelit, që Gjykata Themelore në Prishtinë duhet ta rikthej çështjen në shqyrtim pasi vendimi për paraburgosjen e Hoxhë Dr. Shefqet Krasniqit ishte marrë pa fakte.

Gjykata Themelore e ka liruar sot Imamin e Xhamisë së Madhe të Prishtinës, dr. Shefqet Krasniqin nga paraburgimi, duke i caktuar masën e arrestit shtëpiak për 30 ditë.

Këtë e ka konfirmuar Bajram Tmava avokat i Krasniqit.

Gjykata Themelore i kishte caktuar më herët masën e paraburgimit dr. Shefqet Krasniqit nën dyshimet për veprat penale kundër rendit kushtetues dhe të sigurisë të Republikës së Kosovës.

Paraburgimi 30 ditësh i dr. Shefqet Krasniqit qe kthyer dje në rivendosje nga ana e Kolegjit të Gjykatës së Apelit, për herë të dytë brenda një muaji pasi që herën e parë, Gjykata Themelore në Prishtinë refuzoi ankesën e avokatëve mbrojtës, transmeton Kallxo.com.

Imami dr. Shefqet Krasniqi, bashkë me disa imamë të tjerë ishin arrestuar më 17 shtator. 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com