Kurti: Koha e fundit që të kemi parlamentarizëm dhe demokraci

0

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas takimit me presidenten Jahjaga ka thënë se është koha e fundit që në Kosovë të kemi parlamentarizëm dhe demokraci.
“Për neve është e pakuptueshme qysh po pamundësohet debatimi në Kuvendin e Kosovës. Bëhet fjalë për kryetarin e atyre deputetëve të Kuvendit dhe atyre deputetëve iu pamundësohet të debatojnë. Seanca e 2 tetorit, për të qenë vërtetë demokratike dhe për të pasur parlamentarizmin duhet të ofrojë debatin”, ka thënë Kurti.

Ai i ka bërë thirrje presidentes që me autoritetin e vetë të kërkoj që seanca e radhës të mos ndërpritet.

“Ne kemi nevojë për një shtet republikan dhe është momenti vendimtar që të bëhet parlamentarizmi dhe demokratizimi i seancës”, ka vlerësuar Kurti.

Gjatë ditës, presidentja Jahjaga ka pasur takime edhe me përfaqësues të PDK-së, LDK-së, AAK-së, si dhe të komunitetit serbë. /Telegrafi/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com