Kundër ekspozimit të duhanit në pikat e shitjes

0

Edhe pse nuk janë pjesë e Koalicionit Antiduhan të Kosovës, Organizata për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi – KISCOMS, mbështesin fuqishëm të gjitha veprimet e Institucioneve qendrore e lokale si dhe organizmave vendore e ndërkombëtare të cilët kanë për qëllim shtrirjen dhe implementimin e plotë të Ligjit për Kontrollin e Duhanit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Por, janë kundër ndryshimit të këtij Ligji.

“Propozimi i një nisme të industrisë së duhanit që ka kaluar pa mbështetjen e të gjithë anëtarëve edhe nëpër Komisionin Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, për ndryshimin e Nenit 9, pika 2 dhe 3 të Ligjit për Kontrollin e Duhanit, që ka të bëjë me ndalimin e ekspozimit të duhanit në pikat e shitjes është i dëmshëm, i paargumentueshëm, i panevojshëm dhe si i tillë është i papranueshëm për Organizatën për arsim, shkencë dhe shëndetësi – KISCOMS”, thuhet në një njoftim të tyre.

Besojnë se deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të tregohen të përgjegjshëm dhe nesër do t’i japin përgjigjen e merituar dhe negative propozimeve të kësaj natyre, ndërkohë që i rikujtojnë Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, se ky komision do të duhej të ishte në mbrojtje të shëndetit të fëmijëve e popullatës në përgjithësi, e jo në mbrojtje të interesave të Industrisë së duhanit dhe Odës Ekonomike të Kosovës.

Ndryshe , propozimet për ndryshimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit, nesër pritet të jenë temë diskutimi e votimi në Kuvendin e Kosovës.

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com