Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Kosovarët, numër një si trafikantë dhe si viktima të trafikut
    Lajme

    Kosovarët, numër një si trafikantë dhe si viktima të trafikut

    Dija OnlineBy Dija Online29-05-201402 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Trafikimi i qenieve njerëzore në Zvicër është biznes në të cilin fjalën kryesore e kanë kosovarët.
    Në 25 për qind të rasteve të zbuluara të këtij trafiku kanë qenë shtetasit kosovarë ata që kanë pasur dorë në këtë veprimtari, konstatohet në raportin vjetor të Policisë federale të Zvicrës për vitin 2013.
    Sipas raportit vjetor të Policisë federale të Zvicrës për vitin 2013, trafikimi prej kohësh ka marrë forma më të sofistikuara. Ai nuk bëhet më vetëm përmes kalimit ilegal të kufirit por gjithnjë më shumë përmes dokumenteve të falsifikuara.

    Këto dokumente nuk shërbejnë vetëm për hyrje të thjeshtë brenda kufijve të Zvicrës por tashmë shërbejnë edhe për sigurimin e qëndrimit të rregullt në këtë vend.

    Sa i përket prejardhjes së njerëzve të përfshirë në trafikun me qenie njerëzore, sipas raportit të përmendur, ky delikt paraqet biznes të leverdishëm veçanërisht në Kosovë. Kosovarët përbëjnë 25 % të akuzuarve për këtë veprimtari në Zvicër, duke shtuar praninë e tyre me 6 për qind vetëm brenda vitit të fundit. Vendin e dytë, me një përqindje dukshëm më të ulët e zënë sirianët me 5 për qind.

    Por nuk janë vetëm trafikantët e Kosovës ata që bëjnë përqindjen më të lartë. Po ashtu edhe në mesin e viktimave të trafikut me qenie njerëzore kosovarët zënë vendin e parë, me 40 për qind.

    Sipas Policisë Federale, numri i madh i kosovarëve të përfshirë shpjegohet me diasporën shumë të madhe nga Kosova në Zvicër.

    “Familjet kosovare janë të rrjetëzuara shumë mirë në gjithë Evropën. Ndryshe nga mafia italiane, këto “rrjete kriminale” kanë një hierarki më pak të zhvilluar.

    Synim kryesor i këtyre rrjeteve është shpërlarja e parave në Zvicër në mënyrë që pastaj në Kosovë të blejnë objekte ose ndërtime luksoze, shkruan “aargauerzeitung.ch” duke iu referuar raportit të përmendur.

    Trafikimi me njerëz është bërë atraktiv për këto grupe për faktin se sjell fitime të mira ndërkohë që rreziku për tu ndjekur penalisht është më i vogël.

    Me synimin për të luftuar trafikimin me qenie njerëzore, Policia Federale e Zvicrës ka theksuar më shumë rolin që ka pozicioni i atasheut policor të Zvicrës në Kosovë.

    Një marrëveshje bilaterale në mes të Zvicrës dhe Kosovës pritet që në vitin e ardhshëm do të mundësojë që ky pozicion të marrë edhe fuqi operative përtej kufijve”. /albinfo

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticlePresidenti “më i varfër” në botë, do të strehojë në shtëpi jetimët sirianë
    Next Article Drejtori i Trustit Pensional: Mos llogaritni në mjetet e kursimeve pensionale
    Dija Online

    Related Posts

    Kina shënjestron me laser një aeroplan ushtarak gjerman – Gjermania reagon ashpër: Rrezikim i papranueshëm i personelit

    08-07-2025

    Një stuhi e fortë godet Splitin – përmbytje, dëme materiale dhe pemë të rrëzuara nëpër rrugë

    08-07-2025

    Maqedonci pret homologun zviceran – në fokus diaspora dhe bashkëpunimi ushtarak Kosovë-Zvicër

    08-07-2025
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Çfarë Ndodh me Trupin Tuaj kur Pini Ujë Kokosi?

    Lirim Mehmetaj: Ta përkrahësh Benjamin Netanyahu është njëjtë si ta përkrahësh Slobodan Millosheviçin

    13 Ushqime që Të Japin Energji Natyrale

    Kina shënjestron me laser një aeroplan ushtarak gjerman – Gjermania reagon ashpër: Rrezikim i papranueshëm i personelit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Lirim Mehmetaj: Ta përkrahësh Benjamin Netanyahu është njëjtë si ta përkrahësh Slobodan Millosheviçin

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    • Besimi

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Lirim Mehmetaj: Ta përkrahësh Benjamin Netanyahu është njëjtë si ta përkrahësh Slobodan Millosheviçin

    08-07-20252 Mins Read

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    27-06-20252 Mins Read

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    26-06-20258 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Lirim Mehmetaj: Ta përkrahësh Benjamin Netanyahu është njëjtë si ta përkrahësh Slobodan Millosheviçin

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.