Jemen, Parlamenti thërret ministrat mbi sulmet nga dronet amerikan

0

Parlamenti jemenas të dielën vendosi të thërrasë ministrin e mbrojtjes dhe atë të brendshëm të vendit për t’iu përgjigjur pyetjeve mbi sulmet e ndërmarra nga dronet e SHBA-ve brenda vendit.

“Parlamenti ka të drejtë të pyesë qeverinë në lidhje me sulmet e telekomanduara, të cilat shkelin sovranitetin kombëtar të Jemenit,” tha deputeti Ali Abu Haliqa, Kryetari i komitetit ligjor dhe kushtetues të parlamentit, për Agjencinë Anadolu.

Një shumicë e parlamentit prej 301 vendesh miratoi kërkesën për të thirrur dy ministrat të paraqiten para legjislativit të enjten.

Një numër prej të paktën 30 vetave u vranë nga një mori sulmesh të telekomanduara në provincën jugore të Abyan herët sot.

Dhjetë të dyshuar të Al-Kaidës dhe tre civilë janë vrarë në një sulm të ngjashëm në krahinën qendrore të Al-Bayda një ditë më parë./mesazhi/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com