Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Jahjaga fton Emiratet e Bashkuara Arabe të investojnë në Kosovë
    Lajme

    Jahjaga fton Emiratet e Bashkuara Arabe të investojnë në Kosovë

    Dija OnlineBy Dija Online22-04-201402 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga u prit në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, nga Princi i kurorës Sheiku Mohammed Bin Zayed Al Nahyan.
    Presidentja Jahjaga dhe Sheiku Mohammed Bin Zayed Al Nahyan biseduan për zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, posaçërisht për vendosjen e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe të investimeve.

    Presidentja Jahjaga tha se Kosova krahas konsolidimit të shtetësisë së saj në skenën ndërkombëtare është përqendruar në zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve të huaja, që do të ndihmojnë përparimin dhe vendit dhe mirëqenien e qytetarëve të saj.

    Ajo tha se Kosova ka krijuar një klimë të mirë të biznesit dhe tha se Kosova ofron potencial të madh për investime në fusha të ndryshme, posaçërisht në sektorin e energjisë, të bujqësisë, në miniera dhe në industrinë e tekstilit.

    Duke e falënderuar Sheikun Mohammed Bin Zayed Al Nahyan për ndihmën që Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë dhënë Kosovës përgjatë periudhës së shtetndërtimit të saj duke ndihmuar në vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, presidentja Jahjaga e vlerësoi si shumë të rëndësishëm zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë.

    Presidentja Jahjaga i bëri ftesë Sheikut Mohammed Bin Zayed Al Nahyan që ekipi i ekspertëve të Emirateve të Bashkuara Arabe të vizitojë Kosovën për t’u njohur më mirë me mundësitë, kapacitetet dhe potencialin njerëzor dhe natyror që Kosova ka.

    Duke shprehur mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për ndihmën në ruajtjen e paqes, përmes pjesëmarrjes së trupave së Emirateve të Bashkuara Arabe në kuadër të forcave paqeruajtëse, për ndihmë në rimëkëmbjen e Kosovës dhe në shtetndërtimin e saj, Presidentja Jahjaga e dekoroi Sheikun Mohammed Bin Zayed Al Nahyan me Urdhrin e Pavarësisë.

    Duke e falënderuar Presidenten Jahjaga për nderin dhe respektin e treguar, Princi i Kurorës Sheiku Mohammed Bin Zayed Al Nahyan, vlerësoi marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të thelluar bashkëpunimin në fusha të tjera të interesit.

    Sheiku Mohammed Bin Zayed Al Nahyan shfaqi interesimin për mundësitë, potencialin dhe kapacitetet që Kosova ofron për investime të huaja dhe shprehu gatishmërinë për të vlerësuar mundësitë e ndihmës përmes projekteve të përbashkëta në fushën e ekonomisë. /Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticleKouchner: Triumf diplomatik i Evropës në Kosovë
    Next Article Turqia konfirmon mbështetjen për Kosovën
    Dija Online

    Related Posts

    Izraeli po vret civilë në Gaza me dronë komercialë kinezë, zbulon një hetim

    14-07-2025

    Australia nis stërvitjen më të madhe ushtarake në histori – pritet vëzhgim nga Kina

    14-07-2025

    46 tentime të pasuksesshme, a po shkon Kosova drejt zgjedhjeve të dyfishta?

    14-07-2025
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    A mund t’i bindë Nvidia qeveritë të paguajnë për inteligjencën artificiale “sovrane”?

    Si po bashkohen dronët dhe teknikat e video-lojërave në luftën e Ukrainës

    Inteligjenca Artificiale po vret uebin. A mundet diçka ta shpëtojë atë?

    Përplasja e titanëve | Rendi i ri ekonomik

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    A mund t’i bindë Nvidia qeveritë të paguajnë për inteligjencën artificiale “sovrane”?

    Si po bashkohen dronët dhe teknikat e video-lojërave në luftën e Ukrainës

    Përplasja e titanëve | Rendi i ri ekonomik

    • Besimi

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Gjigantët financiarë po transformojnë Wall Street-in – Analizë nga THE

    14-07-20255 Mins Read

    “HajdeSivjet 2025” – Futboll që t’i bashkojmë zemrat dhe forcojmë vëllazërinë

    13-07-20252 Mins Read

    Video nga Gaza luftëtari palestinez sulmoi në mënyrë të pavarur dy tanke izraelite

    13-07-20252 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Gjigantët financiarë po transformojnë Wall Street-in – Analizë nga THE

    “HajdeSivjet 2025” – Futboll që t’i bashkojmë zemrat dhe forcojmë vëllazërinë

    Video nga Gaza luftëtari palestinez sulmoi në mënyrë të pavarur dy tanke izraelite

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.