Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Interesim i madh për regjistrim në Universitetin e Prishtinës
    Lajme

    Interesim i madh për regjistrim në Universitetin e Prishtinës

    Dija OnlineBy Dija Online13-07-201402 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Numër i madh i maturanteve janë duke aplikuar për studime në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, për vitin e ri akademik 2014-2015. Konkursi vazhdon të jetë i hapur deri më 17 korrik, ndërkohë Fakultetet më të preferuara për të rinjtë janë Ekonomiku, Juridiku, Edukimi dhe Mjekësia. Gjithashtu edhe këtë vit akademik në 7 njësi akademike, do të pranohen studentë të rinj pa provim pranues.
    Lidhur me dyfishimin e numrit të maturantëve të cilët janë të interesuar të vazhdojnë studimet e larta, ushtruesi i detyrës së prorektorit për mësim dhe çështje të studentëve në Universitetin e Prishtinës, Qerim Qerimi, ka thënë se nuk paraqet ndonjë problem, pasi janë hapur edhe universitete të tjera publike, ku studentët mund të konkurrojnë. Megjithatë, Universiteti i Prishtinës është përgatitur për t’iu dhënë mundësinë të gjithë atyre që meritojnë të vazhdojnë studimet, tha Qerimi.

    “Jemi vërtetë të përgatitur dhe gjithashtu të përkushtuar që ky proces të rrjedh në mënyrën më të mirë të duhur. Është plotësisht i përgatitur në të gjitha dimensionet qoftë administrative dhe përmbajtjesore që të trajtojë me kujdesin e duhur dhe pajtim me dispozitat ligjore në fuqi që tu japë mundësinë të gjithë atyre që meritojnë në kuadër të parametrave numerik që Universiteti ka shpallur”, tha Qerimi, për RTK.

    Ndërkohë, edhe këtë vit akademik në shtatë njësi akademike do të pranohen studentë të rinj pa provim pranues. Edhe pse është premtuar se do të rritet numri i Fakulteteve që do të pranojnë studentë pa provim pranues, kjo gjë ende nuk është realizuar.

    Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, ka thënë se kjo mund të ndodhë nga viti i ardhshëm akademik.

    “Besojmë që në vitin e ardhshëm do të rritet numri i njësive akademike ku do të bëhet pranimi i studentëve pa provim pranues. Kemi konsideruar që edhe këtë vit të vazhdojmë me këto shtat njësi akademike, sepse jemi duke rritur besueshmërinë e rezultateve të testit të maturës”, tha ai.

    Fakultetet ku studentët e rinj mund të pranohen pa provim pranues janë: Fakulteti i Bujqësisë, Fakulteti i Inxhinierinë Mekanike, Shkencave Matematikore-Natyrore, Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Fakulteti i Gjeoshkencës dhe Teknologjisë si dhe dy fakultete, në Ferizaj dhe Pejë, që kanë të bëjnë me shkencat e aplikuara. Numri i studentëve që do të pranohen në Universitetin e Prishtinës është 10 mijë e 54.

    Ndërkohë, konkursi do të jetë i hapur deri më 17 korrik dhe provimi pranues do të mbahet më 21 dhe 22 korrik. /Telegrafi/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticleBlloku opozitar LDK-AAK-Nisma shtyn për nesër takimin me Kurtin
    Next Article Ja teksti i draft-marrëveshjes së koalicionit LDK- AAK-Nisma dhe VV: Gjithçka vlen për dy vite!
    Dija Online

    Related Posts

    “Palestine Action” përballë ndalimit në Britani: Çfarë ka bërë në të vërtetë kjo organizatë?

    04-07-2025

    Lufta rusi-ukrainë: Ngjarjet kryesore të ditës 1,226 – sulmi ajror më i madh që nga fillimi i luftës

    04-07-2025

    Shpërthim në një pompë benzine të Romës

    04-07-2025
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    “Palestine Action” përballë ndalimit në Britani: Çfarë ka bërë në të vërtetë kjo organizatë?

    Lufta rusi-ukrainë: Ngjarjet kryesore të ditës 1,226 – sulmi ajror më i madh që nga fillimi i luftës

    5 Ëmbëlsira të ftohta pa pjekje për ditët e nxehta të verës – Shije freskuese, pa furrë!

    Shpërthim në një pompë benzine të Romës

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Rilindja materiale e umetit musliman nuk do të vijë nga ëndërrimtarët apo vetëm nga të devotshmit – ajo do të udhëhiqet nga realistët

    • Besimi

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    27-06-20252 Mins Read

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    26-06-20258 Mins Read

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    26-06-20257 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.