Incident në xhaminë Koxhatepe në Austri

0

Pas sulmeve të rritura me kalimin e çdo dite kundër muslimanëve dhe xhamive në Austri besimtarët e xhamisë Koxhatepe në rajonin 21 të Vjenës kur kanë vajtur për të falur namazin e mëngjesit janë përballur me hundën dhe organet e brendshme të derrit të vendosura në derën e xhamisë.

Imami i xhamisë Bajram Karar në një deklaratë për gazetarin e AA tha se besimtarët janë përballur me hundën dhe organet e brendshme të derrit të varura në derën e xhamisë ku më pas kanë njoftuar policinë. Karar e ka cilësuar sulmin të pa pranueshëm. Ndërsa kryetari i Fondacionit të xhamisë Jasin Sertgyl ka theksuar se ata persona që kanë ndërmarrë këtë sulm nuk janë njerëz normalë dhe ka thënë se: “Kjo është një sjellje e shëmtuar, dhe se nuk do të jemi preh e këtyre provokimeve”.

Sekretari i shërbimeve Fetare të Vjenës dhe Kryetari i Bashkësisë Islamike austriako-turke Fatih Karadash pas ngjarjes kanë bërë vëzhgimet e tyre në xhami. Karadash i cili ka dënuar këtë sulm tha se: “Ky sulm nuk është vetëm kundër muslimanëve por edhe kundër njerëzimit. Ne si muslimanë do të vazhdojmë qëndrimin tonë gjakftohtë”.

Osman Javuz një nga dëshmitarët tha se pas hetimit të policisë organet e derrit u hodhën në koshin e plehrave. Javuz ka deklaruar se Policia nuk ka qenë e ndjeshme ndaj sulmeve të kohëve të fundit që janë rritur ndaj xhamive dhe myslimanëve. Ai gjithashtu ka theksuar se edhe politika edhe media kanë injoruar këto sulme.

– Sulmet kundër muslimanëve janë në rritje

Edhe më parë në periudhën e Bajramit të Ramazanit ishin vendosur 5 koka derri në ndërtesën e medresesë Ejyp Sulltan në Vjenë, ndërsa në murin e xhamisë Ejyp Sulltan në Telfs të Tirol ishte pikturuar shenja “Naziste”. Në pesë muajt e fundit në vend një numër i madh i grave të mbuluara kanë qenë të ekspozuara ndaj sulmeve verbale dhe fizike. 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com