HRW: Regjimi sirian ka përdorur armë kimike edhe në Prill të 2014

0

Ka dëshmi të forta se ushtria siriane ka përdorur armë kimike në tre qytete në veri të Sirisë në mes të prillit 2014, ka thënë Human Rights Watch të martën.
Grupi i të drejtave, me seli në në Nju Jork, tha se provat sugjerojnë se helikopterët e qeverisë siriane kanë hedhur bomba fuçi të ngulitura me bombola ​​të gazit klorin në qytetet në veri të Sirisë.
Më 11 prill, grupet opozitare akuzan regjimin se ka përdorur gaz helmues gjatë një sulmi në fshatin Kfar Zeita të kontrolluar nga opozita, në provincën Hama, 200 kilometra në veri të Damaskut.
“Përdorimi i dukshëm i gazit të klorit si një armë nga ushtria siriane, duke mos përmendur se synim kishin civilët, është një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar. Kjo është një arsye më shumë për Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të referuar situatën në Siri në Gjykatën Penale Ndërkombëtare,” ka thënë grupi.
Më 29 prill, drejtori i përgjithshëm i Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) njoftoi për një mision të ri për të verifikuar akuzat për përdorimin e klorit në Siri.
Sipas Observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut, më shumë se 150,000 njerëz janë vrarë në luftën civile tre-vjeçare në Siri. Miliona kanë ikur nga vendi./mesazhi/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com