Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Hoxhë Enis Rama: Mos shkoni në Siri
    Lajme

    Hoxhë Enis Rama: Mos shkoni në Siri

    Dija OnlineBy Dija Online26-09-201402 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Imami i Mitrovicës, Enis Rama, pas lirimit nga arresti me dyshime për nxitje të urrejtjes dhe për shkuarje të kosovarëve në Siri, luftën në këtë vend e ka quajtur të pakuptimtë, ndërsa ka bërë thirrje që askush të mos shkojë atje.

    Ai pas faljes Xhumase në Mitrovicë i tha Koha.net se është plotësisht i pafajshëm për dyshimet që i ngarkoheshin. Ai tha se gjatë kohës sa ka qëndruar në paraburgim prokurori ka verifikuar dhe ka vërtetuar se nuk qëndrojnë dyshimet se ai ka bërë thirrje që të rinj nga Kosova t’u bashkohen luftës në Siri. Luftën në Siri ai e ka quajtur të pakuptimtë dhe u ka bërë thirrje të rinjve nga Kosova që të mos shkojnë atje.

    “Unë jam deklaruar disa here për këtë çështje dhe asnjëherë nuk kam bërë thirrje për të shkuar kushdo në Siri. Unë pres që gjithçka të sqarohet sa më shpejt”, është shprehur imam Enis Rama.
    Imamët Enis Rama e Ekrem Avdiu kanë dalë të enjten pasdite nga Burgu i Dubravës, ku kanë qëndruar një javë.

    Lirimin e tyre e ka propozuar vetë prokurori special, Haki Geci, i cili i kishte arrestuar vetë nën dyshimin se me ligjëratat e tyre, imamët kanë frymëzuar shkuarjen e kosovarëve në Siri dhe bashkimin me organizatat terroriste ISIS dhe “Al-Nusra”.

    Imamët kishin mohuar se kanë bërë ndonjëherë thirrje të tilla. Prokuroria është arsyetuar se kanë pushuar shkaqet që të dyshuarit të mbahen në paraburgim edhe më tej, pa sqaruar më shumë.

    Zëdhënësi i Prokurorisë së Shtetit, Astrit Kolaj, ka thënë për “Kohën Ditore” se prokurori i rastit pas paraburgimit të të dyshuarve tyre ka vazhduar me punën për mbledhjen e provave, ndërsa ka ardhur në përfundim se nuk ekzistojnë arsye që ata edhe më tutje të qëndrojnë në paraburgim.

    “Procedurat e mbledhjes së provave dhe hetimet do të vazhdojnë edhe më tutje”, ka thënë ai.

    Ndërkohë, të arrestuarit e tjerë Shefqet Krasniqi, Enes Goga, Mazllam Mazllami, Bedri Robaj, Idriz Bilibani, Fuad Ramiqi, Alban Malsiu, Dardan Gjuka, Eroll Nesimi, Leonard Ruli, Sabahudin Selimi dhe Trim Ademi vazhdojnë të mbahen në paraburgim.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticleAnulohet aktvendimi për paraburgimin e Shefqet Krasniqit
    Next Article Hoxhë Ekrem Avdiu gëzimi nuk është i plotë përderisa të lirohen edhe hoxhallarët tjerë
    Dija Online

    Related Posts

    Izraeli po vret civilë në Gaza me dronë komercialë kinezë, zbulon një hetim

    14-07-2025

    Australia nis stërvitjen më të madhe ushtarake në histori – pritet vëzhgim nga Kina

    14-07-2025

    46 tentime të pasuksesshme, a po shkon Kosova drejt zgjedhjeve të dyfishta?

    14-07-2025
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Përplasja e titanëve | Rendi i ri ekonomik

    Gjigantët financiarë po transformojnë Wall Street-in – Analizë nga THE

    Izraeli po vret civilë në Gaza me dronë komercialë kinezë, zbulon një hetim

    Çfarë ndodh me tensionin e gjakut kur pini lëng shege

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Përplasja e titanëve | Rendi i ri ekonomik

    Gjigantët financiarë po transformojnë Wall Street-in – Analizë nga THE

    99% e startupeve të AI do të kenë vdekur deri në vitin 2026 — ja pse

    • Besimi

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Gjigantët financiarë po transformojnë Wall Street-in – Analizë nga THE

    14-07-20255 Mins Read

    “HajdeSivjet 2025” – Futboll që t’i bashkojmë zemrat dhe forcojmë vëllazërinë

    13-07-20252 Mins Read

    Video nga Gaza luftëtari palestinez sulmoi në mënyrë të pavarur dy tanke izraelite

    13-07-20252 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Gjigantët financiarë po transformojnë Wall Street-in – Analizë nga THE

    “HajdeSivjet 2025” – Futboll që t’i bashkojmë zemrat dhe forcojmë vëllazërinë

    Video nga Gaza luftëtari palestinez sulmoi në mënyrë të pavarur dy tanke izraelite

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.