Hipokrizi, jeta një qeni me e vlefshme se njeriut (Video)

0

Rasti tragjik i Driton Jasharit, i cili humbi jetën në njërën prej lagjeve të Fushë Kosovës të martën, si dhe sulmi i sotëm ndaj dy vajzave tjera nga qentë endacak, ngjalli debat ndërmjet të ftuarve në emisionin Info Magazinë të Klan Kosovës.
Hasim Puqolli, përfaqësues i lagjes ku banonte viktima Jashari, deklaroi se për një jete të qenve po merret një jete njeriu.

“Familjet tona jetojnë me 65 euro – pesë anëtarë. Për një muaj për ta mbajt një qen duhen 300 euro… a na komuniteti ashkalinj jetojmë me 65 euro ,” tha ai.

Ndërkaq, Mentor Gashi, udhëheqës i strehimores për qentë endacakë, vlerësoi se vrasja e qenve nuk është veprim i duhur. Sipas tij, krijimi i më shumë strehimoreve neper komuna nuk është si pasojë e mungesës së buxhetit.

Kurse, Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave te Kosovës, tha se deri te tragjeditë po vihet shkaku i mos definimit të ligjit për qentë endacak, Ligj ky që nuk u implementua shkaku i mungesës së buxhetit.

“Kostoja buxhetore është e pa përballueshme për komunat”, tha ai.

/Klan Kosova/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com