Hersh: Në Abu Graib janë torturuar dhe fëmijë në sy të nënave. Fotot e publikuara vetëm maja e ajsbergut

0

Sipas Seymour Hersh, gazetari i njohur amerikan i cili zbuloi i pari masakrën në My Lai, Vietnam, nga ana e ushtrisë amerikane gjatë të cilës mbetën të vrarë 347 deri në 505 civilë si dhe torturat dhe abuzimet çnjerëzore në burgun Abu Ghraib pas pushtimit të padrejtë të Irakut nën presidentin George W. Bush, ka deklaruar gjatë një fjalimi javën e shkuar për krime dhe tortura të reja të paimagjinueshme.

Ai ka thënë gjatë fjalimit të tij për ACLU se fotot që janë bërë publike nga torturat në Abu Ghraib janë vetëm maja e ajsbergut.

Përvec meshkujve në burgun Abu Ghraib janë mbajtur edhe femra dhe fëmijë. Gjendja ka qenë aq e keqe sa që nënat e fëmijëve u shkruanin letra burrave të tyre ku kërkonin që këta të fundit të vinin dhe t’i vrisnin pasi nuk mund të duronin më torturat amerikane.

Torturat kanë qenë të tilla që fëmijët e tyre përdhunoheshin dhe sodomizoheshin nga gardianët e burgut dhe bashkëpunëtorët e tyre. Jo vetëm kaq, por ato edhe filmoheshin.

Hersh ka thënë se qeveria ka video ku fëmijët qajnë dhe ulërasin gjatë përdhunimit.

Raportime për përdhunime të fëmijëve dhe tortura të paimagjinueshme nga amerikanët kanë raportuar edhe media të tjera si Telegraph apo The Guardian./Salon 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com