Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Rikthehet ligji i përgjimeve dhe atij për pjesëmarrjen në luftëra jashtë vendit
    Lajme

    Rikthehet ligji i përgjimeve dhe atij për pjesëmarrjen në luftëra jashtë vendit

    Dija OnlineBy Dija Online20-12-201404 Mins Read
    Share Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp LinkedIn Copy Link Pinterest Email Telegram

    Qeveria e Kosovës ka vendosur t’i riprocedojë në Kuvend disa nga projektligjet që nuk kanë arritur të miratohen në legjislaturën e katërt. Në mesin e tyre është edhe projektligji për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit. Ky ligj përcakton veprën penale të bashkimit apo pjesëmarrjes në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht, në çfarëdo forma kolektive të armatosura jashtë territorit të Republikës së Kosovës.
    Edhe Projektligji për mbikëqyrjen elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës ose të panelit për lirim me kusht, ka marrë miratimin e kabinetit qeveritar për riprocedim. Qëllimi i këtij ligji është ta rregullojë përdorimin e mbikëqyrjes elektronike në procesin e drejtësisë penale për të ngritur sigurinë publike dhe për të garantuar ekzekutim efektiv të vendimeve të gjykatës dhe të Panelit për lirim me kusht, duke i respektuar plotësisht të drejtat e personave të përfshirë. Duke vazhduar vendimet për ri-procedim të projektligjeve, është miratuar edhe vendimi për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimit të funksionit publik. Projektligji për përgjimin e komunikimeve elektronike është i fundit që ka marr miratimin e kabinetit qeveritar për ri procedim në Kuvend. Qëllimi i këtij projektligji është rregullimi i fushës së përgjimit dhe përcaktimi i rregullave dhe procedurave për Operatorët e Rrjeteve dhe Ofruesit e Shërbimeve në lidhje me ruajtjen dhe përpunimin e të dhënave të caktuara në mënyrë që të sigurohet se të dhënat janë në dispozicion me qëllim të hetimit, zbulimit dhe ndjekjes së krimeve të rënda dhe të kërkuara nga Institucionet e Autorizuara, me autorizim nga gjykatat kompetente, në pajtim me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës (KPPK), Ligjin mbi Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, Ligjin për Komunikimet Elektronike dhe Rezolutën e Këshillit të Bashkimit Evropian mbi Përgjimin Ligjor të Telekomunikimeve.

    Ndërsa lidhur me amnistinë për “xhihadistët bashkëpunëtorë” që u rekomandua në projektligjin për pjesëmarrjen në luftërat jashtë shtetit, analisti Shpend Kursani e kundërshton si zgjidhje të pamjaftueshme dhe jo korrekte, lexoni më poshtë shkrimin e tij në facebook:

    “Mire qe ia paskan fillu me mendu ne drejtim te amnistise, por kjo nuk eshte e mjaftueshme per nje zgjidhje me te mire te ketij problemi shoqeror:

    1. Nuk duhet t’i jepet amnisti vetem “bashkepunetoreve” nga ana e atyre qe ishin ne Siri. Se pari, kjo do t’ua kercenonte sigurine e tyre individuale, sepse kushedo qe nuk denohet, do te identifikohet menjhere nga havarixhet si murted, dhe do te kercenohet me vdekje. Pra amnistija e tyre do te jete kercenim per ta ne liri. Se dyti, kjo nuk perkon me logjiken dhe qendrimet e tyre, keshtu pak veta edhe do te perfundojne te jene “bashkepunetor”.

    2. Amnisti duhet t’u jepet te gjitheve, edhe pse dihet shume mire qe disa prej tyre mund te mos jene prej grupit i cili ka qene preh e paditurise per situaten atje dhe jane perfshire ne menyre naive. Po hajde qe po themi se amnisti te plote nuk po i japim. Amnistia atehere duhet te jete e llojit te kushtezuar. Ligji mund te ekzistoje qe mund te denohesh deri me 15 vjet burgim, mirepo le te jete kjo me kusht. Kush kthehet nga Siria per shkak te pishmanit, e qe kjo duhet t’u behet me dije qytetareve tone te perfshier atje ne konflikt, ata duhet te dine qe mund te kthehen ne Kosove pa u rrezikuar nga burgu, sepse per ndryshe ata po vendosin me ndejt atje. Duhet te ju jepet, dhe te ju thuhet, se kur kthehen nuk do te burgosen, do te trajtohen mire, dhe se denimi eshte me kusht. Dmth ata qendrojne ne liri, dhe perderisa nuk e perserisin gabimin, ata nuk do te futen ne burg. Nese policia apo organet tjera te sigurise verejne apo shohin qe dikush prej tyre eshte duke planifiku me perserite gabimin, atehere mund te konsiderohet burgu.

    3. Mirepo, shteti po ashtu mund ta shmange perseritjen e gabimit te shume prej tyre qe planifikojne ta perserisin gabimin, pra mund ta shmang burgosjen e tyre, duke perpiluar program gjitheperfshires rehabilitues, duke perfshire ketu programe per nje mireqenie me te mire, perfshirje te psikologeve, sociologeve, imameve, dhe studiuesve tjere te islamit qe jo domosdo jane imame apo fetare, per te diskutuar me ta, dhe per te qendruar afer tyre, si dhe shmangie e etiketimit me terme degraduese qe i izolon ata nga shoqeria.

    Kjo eshte nje pikenisje kompromisi per te gjithe, e prej ketu mund te vazhdohet tutje…”.

    Share. Facebook Twitter WhatsApp Pinterest Copy Link LinkedIn Tumblr Email Telegram
    Previous ArticleHersh: Në Abu Graib janë torturuar dhe fëmijë në sy të nënave. Fotot e publikuara vetëm maja e ajsbergut
    Next Article Vritet edhe një shqiptar nga Shkupi në Siri
    Dija Online

    Related Posts

    Lajme nga bota: Zelensky dënon kufizimet e Starlink; aksionet e çipave pësojnë rënie të ndjeshme

    15-10-2026

    Kompanitë turke të mbrojtjes ndalojnë hyrjen e automjeteve elektrike të huaja në kampuset e tyre, thotë CEO i TEI-së

    15-10-2026

    Përmbytjet në Stamboll lënë dy të vdekur dhe detyrojnë mbylljen e shkollave

    15-10-2026
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    FP: Pse Hegseth duhet të largohet

    Lajme nga bota: Zelensky dënon kufizimet e Starlink; aksionet e çipave pësojnë rënie të ndjeshme

    THE: Lulëzimi i Inteligjencës Artificiale kërcënohet nga një epidemi shifrash të pasigurta

    Kompanitë turke të mbrojtjes ndalojnë hyrjen e automjeteve elektrike të huaja në kampuset e tyre, thotë CEO i TEI-së

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    FP: Pse Hegseth duhet të largohet

    THE: Lulëzimi i Inteligjencës Artificiale kërcënohet nga një epidemi shifrash të pasigurta

    FP: Arabia Saudite i korruptoi njerëzit e gabuar

    • Besimi

    Vizioni ekonomik Islam për një ummet që ka rreshtim strategjik – Dr. Almir Colan

    Kurani si udhëheqës drejt më supremes, më të drejtës – Naif bin Nahar

    THE: Inteligjenca artificiale po e ndryshon fenë, dhe fetë po përpiqen të ndryshojnë inteligjencën artificiale

    Ezani nuk ndalet në Tokë për asnjë sekondë: Projekti i ri digjital vërteton jehonën e pandërprerë të thirrjes për namaz

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    20-05-20263 Mins Read

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    07-03-202631 Mins Read

    Shfuqizimi i Hilafetit islam, një fatkeqësi edhe për botën – Fatmir Baçi

    07-03-20264 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Jordania përballet me një zgjedhje ekzistenciale për mbrojtjen e Al-Aksasë Peter

    10 Mins Read

    Avokati Asdren Bytyqi ngre padinë e radhës ndaj ekstremistit tjetër katoliko-cionist të Lëvizjes së Deçanit

    3 Mins Read

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    NJOFTIM: “Përgjegjësia Intelektuale dhe Sistemi” – Një ftesë për reflektim të thellë me Prof. As. Rudian Zekthi dhe Dr. Justinian Topulli

    Gjuhët e Njeriut – Fatmir Baçi

    Shfuqizimi i Hilafetit islam, një fatkeqësi edhe për botën – Fatmir Baçi

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2026 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.