Google do të mundësojë përkthimin edhe në botën reale

0

Google është i vendosur ta zhvendosë përkthimin e tij në botën reale nëpërmjet blerjes së aplikacionit më të fundit. Gjiganti i kërkimit ka zbuluar planet e së ardhmes. Aplikacioni “Word Lens” mund të përkthejë fjalë të printuara në gjuhë të ndryshme, pa qenë e nevojshme lidhja me internetin dhe është i projektuar t’i vijë në ndihmë të huajve për të lexuar shenjat dhe menytë. Programuesi i aplikacionit, ka konfirmuar marrëveshjen me Google, por nuk e ka zbuluar shifrën. Me këtë aplikacion përdoruesit mund ta shohin botën në gjuhën e tyre. Momentalisht aplikacioni përfshin disa gjuhë si spanjishtja, frëngjishtja, gjermanishtja, rusishtja dhe gjuhën italiane. 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com