Gjakmarrja shënon viktimën e radhës. Një 55-vjeçar në fshatin Vukatanë, komuna Gur i Zi në Shkodër, është vrarë me armë nga persona ende të paidentifikuar.
Kol Drini, sipas informacioneve paraprake, dyshohet të jetë qëlluar me snajper nga një automjet që ka kaluar në rrugën kryesore, ndërsa 55-vjeçari ka qenë duke punuar në sera, disa metra larg banesës së tij.
Drini është qëlluar me snajper nga makina nga një distancë e largët, rreth 50 metra, raporton Shekulli.
Pista kryesore e kësaj vrasjeje, të ndodhur mëngjesin e sotëm, mbetet ajo për qëllime hakmarrjeje, pasi familja e të ndjerit ka qenë në gjak me një familje tjetër në komunën Gur i Zi. /TG