Fillon mbyllja e lojërave të fatit në Gjakovë

0

Lojërat e fatit kanë nisur të mos e kenë më të sigurt funksionimin në Kosovë. Tashmë ka nisur të shpeshtohen rastet kur kryetarët e komunave po marrin iniciativa që të tillat të mbyllen ose të largohen nga zonat e banuara apo që ndodhen afër shkollave.
Të mërkurën një veprim i tillë u ndërmor edhe në komunën e Gjakovës. Mimoza Kusari-Lila, kryetare e Gjakovës, doli bashkë me inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës për të parë mbylljen e një lokali të lojërave të fatit “Kajot”.

Ky lokal ndodhej në qendër të qytetit. Rreth orës 10 e 30 minuta kur po bëhej mbyllja e tij, Kusari-Lila ua tërhoqi vërejtjen pronarëve se nëse nuk i heqin pajisjet dhe logot brenda ditës, do të merren masa edhe nga policia. Kryetarja Kusari-Lila nuk pranoi se veprimet e tilla kanë ndonjë lidhje me fushatën parazgjedhore e cila zyrtarisht ka nisur pikërisht të mërkurën.

Ajo tha se për mbylljen e kazinove, komuna ka bërë një kërkesë të tillë para një muaji tek ATK-ja. Por sipas saj, është ATK-ja që ka zgjedhur ditën për të ndërmarrë aksionin. Duke përforcuar deklaratën e kryetares Kusari-Lila, edhe Ramadan Ibishi, koordinator i ATK-së, tha se është agjencia që ka zgjedhur ditën e mërkurë të bëjë mbylljen e lokaleve hoteliere ku dyshohet të ketë aparate të lojërave të fatit. /Tribuna 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com