Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota dhe kryetari i Deçanit Rasim Selmanaj, ka marrë pjesë në përurimin e fillimit të punimeve në rrugën Deçan – Plavë.
Kryeministri Thaçi u shpreh se është një kënaqësi e veçantë për të gjithë njerëzit që janë mbledhur këtu, në këtë pjesë të Republikës së Kosovës, sepse po fillon ndërtimi i rrugës, që ka qenë ëndërr historike e qytetarëve, që të lidhen këto treva, të lidhet Deçani me Plavën.
“Ky është një projekt në vazhdimësi të projekteve që i kemi përmbyllur dhe që janë duke vazhduar, në lidhjen e korridoreve, ku jetojnë shqiptarët”, ka theksuar kryeministri Thaçi, duke shtuar: “Sikur autostrada që lidh Kosovën me Shqipërinë, pastaj autostrada Prishtinë-Shkup, edhe kjo rrugë lidh shqiptarët që jetojnë në Plavë, me shqiptarët që jetojnë në Republikën e Kosovës”, tha Thaçi.
Ai theksoi se me realizimin e këtij projekti, shqiptarët janë edhe më të lidhur me njëri-tjetrin, edhe më të bashkuar. “Kam besim të plotë se kjo rrugë 20 kilometërshe, do të përmbyllet në një afat rekord dhe për këtë uroj autoritetet komunale, qytetarët e Republikës së Kosovës, gjithë bashkëkombësit tonë në Plavë”, ka theksuar kryeministri Thaçi.
Kryeministri ka shprehur besimin e plotë që distanca e afërt gjeografike, që ishte e gjatë në kuptimin kohor, tani do të shkurtohet dhe natyrisht do të ketë lëvizje më të lehtë të njerëzve dhe mallrave. “Kjo pjesë e rrugës do të jetë atraktive për turizëm dhe për aktivitete tjera. Kjo do t’i avancojë edhe marrëdhëniet tona ndërshtetërore me Malin e Zi”, ka thënë Thaçi.
Kryetari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj ka vlerësuar përurimin e kësaj rruge si një ngjarje të veçantë me karakter nacional.
“Për komunën e Deçanit ky është projekti më i rëndësishëm në historinë e kësaj komune. Ky projekt do të krijojë perspektivë për zhvillimin e turizmit dhe të ekonomisë, për shkak të lokacionit”, tha Selmanaj.
Ai ka shprehur falënderimin për kryeministrin Thaçi dhe për Qeverinë e Kosovës për përkushtimin që ky projekt të ndodh.
Kryetari i komunës së Plavës, Orhan Shahmanoviq është shprehur se shpreson që ky do të jetë një mësim i mirë për Malin e Zi, që të nisin punimet edhe në pjesën e rrugës nga Plava për në Deçan. Shpresojmë që shpejt të jemi sërish bashkë në hapjen e kësaj rruge.
Ndërtimi i rrugës Lloçan-Kozhnjar fillon prej qendrës së Lloçanit ka gjatësinë prej 4.57 kilometra, është segmenti i parë dhe ka koston prej 1 milion e 36 mijë euro. /Telegrafi/
Të reja
- “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi
- Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?
- Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)
- Facebooku, mbetet platforma besnike e qytetarëve të Ballkanit
- Presidenti turk, Erdoğan: Brenda një viti do të ndërtohen 488 mijë shtëpi të reja për viktimat e tërmeteve
- Anije ruse manovra pranë Shqipërisë, mediat italiane: Aeroplanët u ngritën në qiell
- Agjendat perverse nuk njohin kufi
- Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim