Fico: Kosova, vështirë të përafrohet me BE-në

0

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, ka thënë se pas anëtarësimit të Kroacisë në Bashkimin Evropian, janë edhe disa vende të gatshme për anëtarësim, porse në mesin e tyre nuk bën pjesë Kosova.
“Nëse flasim për marrëdhëniet e Kosovës me BE-në, përafrimi do të jetë tejet i vështirë, sepse janë ende pesë shtetet anëtare të BE-së që kanë kundërshtime të qarta. Sipas mendimit tonë, është shkelur e drejta ndërkombëtare, andaj nuk mund të paramendoj ndonjë përafrim”, ka thënë Fico, me rastin e 10-vjetorit të hyrjes së Sllovakisë në BE, raporton REL.

Sllovakia, së bashku me Greqinë, Spanjën, Qipron dhe Rumaninë, janë pesë vendet e vetme të Bashkimit Evropian që nuk e njohin ende pavarësinë e Kosovës. /Telegrafi/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com