Efekti Werther dhe ndikimi i tij në njerëz

0

Në psikologjinë sociale njihet një fenomen i cili ka të bëjë me ndikimin e përhapjes se lajmit për rastet e vetëvrasjes me shtimin e vetëvrasjeve pas përhapjes së atij lajmi.

Ky Effekt si referencë e ka ngjarjen e Romanit të Wolfgang Goethe “Die Leiden des jungen Werthers”, në të cilin shpjegohet vetëvrasja e një djaloshi nga vuajtjet që i kishte se vajza që deshi ishte fejuar me një njëri tjetër. Pas publikimit të këtij romani kishin bërë shumë njerëz vetëvrasje.

Goethe pas kësaj ngjarjeje thotë:

“(kuptimisht) Dhe gabuan shokët e mi në atë, se menduan që duhej te realizohej poezia në realitet… …dhe ta vrajnë veten: dhe ajo çka ndodhi në fillim mes disa personave, më vone u zgjerua në një mase të madhe (vetvrasja).”

Termi “Werther Effekt”, është përdorur për herë të parë nga Sociologu amerikan David Philipps, i cili ishte i pari shkencëtarë që gjeti ndërlidhje mes rasteve të vetëvrasjeve të yjeve në Amerikë dhe rasteve të vetëvrasjeve që ndodhnin në popull pas publikimit të atyre lajmeve.
Ndër rastet pas së cilave ndodhen një shkalle shumë e lartë e vetëvrasjeve ishte rasti i vetëvrasjes së aktores Marylin Monroe.
Madje shton David-i: që raste të vetëvrasjeve kanë ndodhur edhe nga ndikimi i vetëvrasjeve fiktive (aktrim) nëpër Opera.

Sot Effekti Werther njihet si një dukuri e cila shpjegon ndikimin e njerëzve nga lajmet e mediave. Ky ndikim po të shtjellohet më detalisht, kuptojmë se lirija jonë e shprehjes apo përhapjes së gjerave duhet të këtë kufizime të caktuara. Njerëzit e botes moderne i kanë anashkaluar këto efekte, duke i dhënë përparësi dëshirës individuale para efektit shoqëror.

Përmes këtij efekti mund t’i kuptojmë shumë mirë urdhërat e Allahut të Madhëruar i cili na porositi që gjërave të këqija as mos t’ju afrohemi. Që shoqërine ta zgjedhim të mire. Që dënimi iu vjen edhe atyre të mirëve nëse nuk reagojnë ndaj të keqes, etj etj. Dmth në mesazhet Kuranore kuptohet tërheqja e vërejtjes nga Zoti i Madhëruar për robërit e vet, me bërjen e gjynaheve të shëmtuara haptazi (dhe publikimi i tyre), për shkak edhe të ndikimit të keq tek të tjerët.

Mediat sot janë duke krijuar shumë mjegull në popull me lajmet e tyre të pabaza, dhe jo të shprehura në një mënyrë tejet jo serioze. Sipas kësaj që thamë, lirshëm mund t’i akuzojmë mediat, në këtë rast edhe filmat, muzikat dhe çfarëdo shfaqje që behet në sferën publike, e cila përmban mesazh shpifës, depresionues, frikësues e deri te krimet dhe vrasjet që paraqiten aty jo rralle herë si vepra të mira!

 

Artan Terstena 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com