Dukagjin Gorani i bashkohet Vetëvendosjes, thotë se është organizata e vetme politike

0

Analisti politik, Dukagjin Gorani, i është bashkuar sot zyrtarisht Lëvizjes Vetëvendosje.
Në një prononcim për Indeksonline, Gorani ka thënë se arsyeja e aderimit të tij në këtë parti është se Vetëvendosje është organizata e vetme politike në Kosovë.
“Aderimi në Vetëvendosje është nga dëshira për tu angazhuar politikisht. Unë nuk e kam fshehur kurrë faktin se kam pasur simpati për këtë subjekt, sepse mendoj që Vetëvendosje është organizata e vetme politike në Kosovë e cila e përmbush definicionin e një partie”, ka thënë Gorani.

 


Source: Informacione 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com