Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Doksan Dushku: Vajzën e vrava nga turpi i fshatit
    Lajme

    Doksan Dushku: Vajzën e vrava nga turpi i fshatit

    Dija OnlineBy Dija Online02-06-201404 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Gjykata lë në burg Doksan Dushkun. “Gjyqi” i familjes ndaj 21-vjeçares
    Babai që vrau me tetë plumba vajzën e tij 21-vjeçare ka pranuar autorësinë, duke rrëfyer para hetuesve se krimin e ka kryer pasi nuk mund ta përballonte turpin përpara fshatit. Në një rrëfim të ftohtë para hetuesve, 69-vjeçari ka shtuar se gjithçka ka filluar para dhjetë ditësh, kur ai ka vënë re ndryshime fizike te Fatmira, ndërsa gjatë kësaj kohe e ka pyetur për babain e fëmijës. Por vajza nuk i ka treguar, pavarësisht se familja i ka bërë disa “gjyqe”. Madje, në banesën e Doksanit janë mbledhur djemtë dhe nipërit e tij, të cilët i kanë kërkuar Fatmirës të tregojë për të atin, por ajo nuk ka pranuar t’u tregojë. Në këto kushte, ai e ka qëlluar tetë herë me kallashnikov, duke e “ekzekutuar me vdekje”. Megjithatë, dënimi maksimal që mund të marrë 69-vjeçari është burgim i përjetshëm, ndërsa pas krimit thotë se nuk është i penduar dhe se ka bërë “gjënë e duhur”.

    Seanca gjyqësore

    Dje, në Gjykatën e Krimeve të Rënda, u zhvillua seanca e vlerësimit të masës së sigurisë. I arrestuari qëndroi shumë ftohtë në sallën e gjyqit, duke mos dhënë asnjë shpjegim për gjyqtarin, megjithëse ishte pak i rënduar psikologjikisht. Gjyqtari Fran Prendi e pyeti 69-vjeçarin për gjeneralitetet, por ai nuk mundi t’i përgjigjej edhe për këto pyetje të thjeshta. Më pas, fjalën e mori prokurori Behar Dibra, i cili lexoi kronologjinë e së gjithë ngjarjes. Në fakt, ka qenë vetë i arrestuari që ka treguar për hetuesit të gjithë ngjarjen. Prokurori tha se gjithçka ka filluar 10 ditë më parë. Ai kishte parë ndryshime fizike te vajza e tij 21-vjeçare. “Doksan Dushku, së bashku me djemtë dhe nipërit e tij, janë mbledhur disa herë gjatë kësaj kohe. Ata i kanë kërkuar asaj t’u tregojë të atin e foshnjës, pasi Fatmira nuk ishte e martuar apo e fejuar. Por ajo nuk u ka treguar dhe ka vazhduar rutinën e saj në shtëpi, duke bërë punë të ndryshme”, ka thënë prokurori Behar Dibra. Sipas tij, ditën e ngjarjes, vajzës pesëmuajshe shtatzënë i është bërë një tjetër “gjyq”, por ajo nuk ka pranuar të tregojë të dashurin. Në mbrëmje, Doksan Dushku, pasi kishin rënë në gjumë dy djemtë e tij, mori kallashnikovin dhe në prag të derës qëlloi tetë herë mbi vajzën e tij 21-vjeçare. Gjatë deklarimeve, sipas prokurorit, ai tha se krimin e kreu për të mbrojtur nderin në fshat. Në fund, përfaqësuesi i akuzës kërkoi masën e arrestit me burg. Në seancë, i arrestuari mbrohej nga një avokat kryesisht, Arben Peci. Avokati kërkoi nga gjykata një masë më të butë, pasi vrasja ishte kryer në kushte të rënduara psikologjike. Madje, Peci i tha gjyqtarit Fran Prendi se ndaj të arrestuarit duhet të kryhet një ekspertim psikik. Në fund, gjyqtari, pasi dëgjoi palët, vendosi të lërë në burg 69-vjeçarin, deri në përfundim të hetimeve.

    Dëshmia në prokurori

    Megjithëse në gjykatë, Doksan Dushku nuk pranoi të japë shpjegime, burime nga prokuroria thanë se ai ka pranuar të rrëfejë gjithçka para hetuesve. “E kuptova që ime bijë ishte shtatzënë gati dhjetë ditë para krimit, kur ajo ndodhej në oborr. Gjatë këtyre ditëve e kam pyetur dhe i kam kërkuar se kush ishte i ati, por ajo nuk më tregoi. Atëherë unë thirra fëmijët e tjerë mbrëmjen e vrasjes dhe e pyetëm deri vonë, por ajo sërish nuk tregoi. Kur të gjithë po flinin, unë po rrija në oborr, ku Fatmira po bënte ende punët. M’u errën sytë kur e pashë, mora armën dhe e qëllova”, ka thënë Dushku. Ai ka shtuar se edhe varrimi i vajzës dhe përhapja e lajmit për vdekje aksidentale të saj ishte bërë për shkak të frikës nga turpi në fshat. Prokuroria e Krimeve të Rënda është në pritje të përgjigjes së testit të ADN-së, që pritet të hedhë dritë mbi atësinë e fëmijës së të ndjerës./SHQIP/

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticleMbreti i Spanjës jep dorëheqjen nga froni
    Next Article Erdogan pritet të jetë presidenti i ri i Turqisë
    Dija Online

    Related Posts

    “Sokoli” – droni “Made in Kosova” që synon të rivalizojë Bayraktarin turk

    01-07-2025

    Haxhiu: Të gatshëm për takime me Osmanin – tërhiqem nëse nuk i siguroj 61 vota

    01-07-2025

    Dogana e Kosovës ndalon futjen e insekticideve të padeklaruara me origjinë nga Serbia

    01-07-2025
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    “Sokoli” – droni “Made in Kosova” që synon të rivalizojë Bayraktarin turk

    Haxhiu: Të gatshëm për takime me Osmanin – tërhiqem nëse nuk i siguroj 61 vota

    Dogana e Kosovës ndalon futjen e insekticideve të padeklaruara me origjinë nga Serbia

    Abdixhiku: Do të marrë pjesë në takim me Osmanin sapo të ftohem, presidentja duhet të shprehet për situatën

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Rilindja materiale e umetit musliman nuk do të vijë nga ëndërrimtarët apo vetëm nga të devotshmit – ajo do të udhëhiqet nga realistët

    • Besimi

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    27-06-20252 Mins Read

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    26-06-20258 Mins Read

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    26-06-20257 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.