Dhunon bashkëshortin, arrestohet në flagrancë

0

Një grua ka ushtruar dhunë fizike mbi bashkëshortin e saj, ndonëse ky i fundit ishte i mbrojtur nga një urdhër gjykate. Gruaja, jo vetëm që ka thyer urdhrin e mbrojtjes, por ka përsëritur aktin e dhunës, çka ka detyruar policinë ta vërë në pranga në kushtet e flagrancës.
Ngjarja ka ndodhur në një lagje të Kavajës, ndërsa policia ka bërë me dije se kanë arrestuar gruan e dhunshme.

Në njoftimin zyrtar të Policisë së Tiranës saktësohet se e arrestuara është Dhurata Abaz Saraçi, 42 vjeçe, banuese në lagjen Nr. 5. Kavajë, sepse rreth orës 13.50, është konfliktuar me bashkëshortin e saj, shtetasin Agim Sami Saraçi, i datëlindjes 13.12.1957, banues në Kavajë, në banesën e tij, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Ndaj shtetasit Agim Saraçi, Gjykata e Kavajës me vendime të datave 22.04.2014 dhe 08.05.2014, ka lëshuar urdhër mbrojtje dhe konstatohet se kjo shtetase nuk ka zbatuar kushtet e vendosur nga Gjykata, duke ushtruar dhunë fizike ndaj tij, në banesën e përbashkët.

Kështu policia është detyruar ta arrestojë gruan e dhunshme, e cila jo vetëm që nuk ka zbatuar dy vendimet e Gjykatës por madje ajo ka shkelur edhe distancën e përcaktuar në këto vendime duke e dhunuar sërish bashkëshortin e saj. /shekulli/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com