Prodhuesi më i madh në botë i pijeve, Coca-Cola, ka në plan për të tërhequr një përbërës të diskutueshëm “kimik”, nga disa prej markave të saj të pijeve, deri në fund të këtij viti, pas një peticioni online.
Vaji perimesh i brominuar – BVO, është gjetur në produktet e pijeve të Coca-Cola dhe pijeve sportive si Fanta dhe Powerade.
Rivali “Pepsi” kishte hequr këtë element kimik nga pijet e saj sportive, vitin e kaluar, raporton BBC.
Një zëdhënës kishte thënë se “Pepsi” gjithashtu kishte plane më të gjera për të ndaluar përdorimin e BVO dhe kishte “punuar aktivisht për të hequr atë nga pjesa tjetër e portofolit të produktit”. /Telegrafi/