Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Qendrime Islame»Çfarë këshillohen ata njerëz të cilët hyjnë në xhami shumë të papastër?
    Qendrime Islame

    Çfarë këshillohen ata njerëz të cilët hyjnë në xhami shumë të papastër?

    Dija OnlineBy Dija Online17-12-201703 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
    1. Pyetja:

    Çfarë këshille keni për ata njerëz të cilët hyjnë në xhami shumë të papastër, ngase punojnë në punë të tilla në të cilat s’mund të jenë të pastër? A duhet ata të marrin me vete ndonjë sexhade, në mënyrë që papastërtinë e tyre të mos e vuajnë edhe të tjerët?

    Përgjigjja:

    Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

    Allahu i Lartmadhërishëm i ka bërë xhamitë vend për adhurim, praktikisht janë vendi më i mirë në tokë për t’u adhuruar Allahu xh.sh., prandaj dhe quhen xhami, Shtëpi të Allahut, siç thotë Allahu: “Xhamitë janë veçantë për të adhuruar Allahun.” (El-Xhin: 18). Nga ky këndvështrim themi se feja islame i ka kushtuar theks të veçantë përkujdesjes ndaj pastërtisë në xhami. Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë se Muhamedi, lavdërimet dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, urdhëronte të ndërtohen xhamitë, të pastrohen e të parfumohen. Transmetojnë Termidhiu dhe Ebu Davudi. Në anën tjetër, i Dërguari i Allahut, lavdërimet dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, e ndalonte çdo veprim apo ushqim që mund të shkaktonte aromë jo të këndshme në xhami, se mund të bezdisen muslimanët që janë në të, siç është rasti me ndalimin e ngrënies së hudhrës, qepës e të ngjashme e pastaj shkuarja në xhami me atë aromë (përkundër faktit se hudhra dhe qepa janë të lejuara të hahen dhe shumë të shëndetshme), për shkak të kundërmimit të erës së tyre, e cila i shqetëson xhematlinjtë. Praktikisht Muhamedi, lavdërimet dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, u bën thirrje atyre që hanë qepë apo hudhër që të mos shkojnë në xhami, të falen në shtëpi, përkundër faktit se vlera e faljes në xhami është shumë e madhe.

    Duke u bazuar në këto fakte e shumë të tjera, themi se muslimani e ka për detyrë ta ruajë pastërtinë në xhami, përndryshe konsiderohet mëkatar nëse e ndot atë apo ambientin e saj. Për këtë Allahu i Gjithëmëshirshëm urdhëron dhe thotë: “O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz (lutje)…” (El-A’rafë: 31). Thirrja kur’anore për veshje të bukur aludon si bukurinë e rrobave ashtu edhe pastërtinë e tyre. Po ashtu duhet ditur që ruajtja e pastërtisë në ambientin e xhamisë është shenjë e përkujdesjes së simboleve të Allahut xh.sh., që tregon për devotshmërinë e muslimanit, siç thotë Allahu në Kur’an: “Kjo është kështu! E kush madhëron dispozitat e Allahut, ajo është shenjë e devotshmërisë së zemrave.” (El-Haxh: 32)

    Nga këtu themi se ai që shkon në xhami duhet t’i kontrollojë rrobat e tij, duke filluar nga çorapet, që të mos jenë të ndyta, e pastaj edhe rrobat e tjera, posaçërisht pantallonat. Ata që kryejnë punë fizike, si p.sh. automekanikët, pastruesit e rrugës, etj., mundësisht duhet t’i ndërrojnë rrobat e jashtme apo kur të futen në xhami të kenë me vete sexhade, me kusht që era e tyre të mos jetë e padurueshme për ata që falen afër tyre, apo që të mos ua tërheqin vëmendjen atyre që kanë afër e të bëhen shkaktarë të shpërqendrimit në namaz të të tjerëve. E mos dhëntë Allahu që dikush të mos vijë në xhami për shkak të dikujt që me aromën apo rrobat e tij e ndot xhaminë!

    Allahu e di më së miri.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticleA lejohet të mbahet ari i bardhë apo argjendi nga meshkujt?
    Next Article A është Falli (shikimi i filxhanit) shirk, gjynah që të nxjerr nga feja islame?
    Dija Online

    Related Posts

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    23-02-2023

    Tërmeti, frikësim dhe mësim

    08-02-2023

    Mjerë për ata që falen…!

    27-10-2022
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    A mund t’i bindë Nvidia qeveritë të paguajnë për inteligjencën artificiale “sovrane”?

    Si po bashkohen dronët dhe teknikat e video-lojërave në luftën e Ukrainës

    Inteligjenca Artificiale po vret uebin. A mundet diçka ta shpëtojë atë?

    Përplasja e titanëve | Rendi i ri ekonomik

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    A mund t’i bindë Nvidia qeveritë të paguajnë për inteligjencën artificiale “sovrane”?

    Si po bashkohen dronët dhe teknikat e video-lojërave në luftën e Ukrainës

    Përplasja e titanëve | Rendi i ri ekonomik

    • Besimi

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Gjigantët financiarë po transformojnë Wall Street-in – Analizë nga THE

    14-07-20255 Mins Read

    “HajdeSivjet 2025” – Futboll që t’i bashkojmë zemrat dhe forcojmë vëllazërinë

    13-07-20252 Mins Read

    Video nga Gaza luftëtari palestinez sulmoi në mënyrë të pavarur dy tanke izraelite

    13-07-20252 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Gjigantët financiarë po transformojnë Wall Street-in – Analizë nga THE

    “HajdeSivjet 2025” – Futboll që t’i bashkojmë zemrat dhe forcojmë vëllazërinë

    Video nga Gaza luftëtari palestinez sulmoi në mënyrë të pavarur dy tanke izraelite

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.