Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Lajme»Beqaj: Duhet të ndryshohet ligji për AKP’në dhe ai për Trustin Pensional
    Lajme

    Beqaj: Duhet të ndryshohet ligji për AKP’në dhe ai për Trustin Pensional

    Dija OnlineBy Dija Online27-04-201404 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Fondi për Punësim dhe Zhvillim që do të arrijë deri në 1.5 miliard euro, do të ketë në fokus avancimin e prodhuesve, eksportuesve si dhe ndërmarrjet e vogla dhe ato të mesme. Megjithëkëtë, për të themeluar këtë Fond, duhet të ndryshohen disa ligje, këtu edhe ai i AKP-së dhe ai për Trustin e Kursimeve Pensionale, ndryshime të cilat mund të rikthejnë edhe mjetet të cilat janë jashtë vendit, që arrijnë një vlerë prej 2 miliardë euro.. Ndërsa, lehtësimi për investimet të reja dhe largimi i taksave doganore për lëndët e para, janë vetëm disa nga parakushtet për të themeluar këtë fond.
    Kështu ka thënë ministri i Financave, Besim Beqaj, i cili shtoi se mundësia e financimit cilësorë afatgjatë, siç është ky fond, është i nevojshëm për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, pasi sipas tij, NVM-të nuk kanë ndonjë histori të veqantë për të qenë të trajtuara mirë nga sektori banakar.

    “Fondi është i destinuar që ato mjete që mund të jenë diku 1.5 miliardë eurosh për përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, gjithmonë duke pasur nevojën dhe duke pasur parasysh mundësinë e financimit cilësor për biznesin tonë… Do të jetë fokus për avancimin e veprimtarive prodhuese dhe eksportuese të Republikës së Kosovës, nuk do të fokusohet vetëm në ndërmarrjet e vogla, nuk do fokusohet vetëm tek ndërmarrësit e rinj, por edhe tek ndërmarrjet e mesme, të cilat kanë nevojë për zgjerim të kapaciteteve të tyre, por edhe tek korporatat të cilat kanë gjasa të hyjnë në tregun e vet jo vetëm të Kosovës, por edhe rajonal e më gjerë”, ka thënë ai.
    Ai tha se një pjesë e mjeteve të privatizimit të cilat janë jashtë vendit si dhe të Trustit të Kursimeve Pensional, mund të kthehen në vend dhe të themelohet Fondi, nëse ligjet e tyre arrijnë të ndryshohen.

    “Sipas gjitha gjasave duhet të ndryshohet ligji për AKP-në dhe ligji për Trustin, por edhe ligje të tjera të cilat do të mundësojnë krijimin e fondeve. Tani zyra ligjore e zyrës së Ministrisë së Financave dhe mekanizma tjer � institucional janë duke analizuar këto mekanizma se sa duhet të ndërhyhet në ligje, duhet të kuptohemi se nuk duhet ndërhyrje shumë e fuqishme në ligje sepse ligjet janë të harmonizuara mirë me rregullat e BE por duhet vetëm modifikime të lehta të cilat në asnjë rrethanë nuk e rrezikojnë asnjë prej këtyre fondeve… ..Është plasuar se tani po merren paratë nga Trusti dhe po jepen diku tjetër, jo janë norma të fondeve të investimeve, të kuptojmë se Trusti është fond investiv dhe fondet investimeve janë të parapara për të investuar, por jo për të investuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në projekte, por përmes ndërmjetësuesve dhe ne në vend që këta ndërmjetësues të jenë jashtë vendit, dëshirojmë që ta kemi fondin zhvillimorë si ndërmjetësues”, tha Beqaj.
    Tha se rreth 2 miliardë euro janë jashtë vendit dhe se deri më tani ka qenë e vështirë të kthehen këto mjete, por që sipas tij, tani ka mund ësi të kthehen.
    “Normalisht duke parë mundësinë se mjetet të cilat janë jashtë vendit të rikthehen me konform bazës ligjore, të rikthehen në Kosovë dhe të hyjnë në funksion të zhvillimit ekonomik të Kosovës. Ne si shtet diku rreth dy miliardë i kemi jashtë shtetit. Deri më tani ka qenë e vështirë të kthehen këto mjete për shkak se nismat që janë marrë kanë qenë në një formë të bllokuara nga institucionet ndërkombëtare që i kemi pasur këtu. Tani mundësia ekziston, Kosova ka mundësi të bëjë ndryshimin e legjislacionit dhe ti kthejë këto mjete në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit”, ka thënë Beqaj

    Ai tha se fondi zhvillimor nuk e ka natyrën e njëjtë sikur të bankave komerciale, por ky fond ka për qëllim grumbullimin e mjeteve, futjen në sistem të prodhimit dhe rritj en e funksionimit të atyre mjeteve përmes aktiviteteve ekonomike në vend.

    Megjithëkëtë, ministri Beqaj nuk tregoi një shifër të sakët të “kamatës” (interesin) që do të përfitojnë me dhënien e këtyre fondeve, por tha se janë më të buta sesa ato të fondeve zhvillimore të cilat sillen nga jashtë.

    Ndër të tjera tha se kriteret që bizneset duhet t`i kenë, janë krijimi i vendeve të punës, performanca e ndërmarrjeve, pagesa me rregull e punëtorëve dhe potenciali për prodhim dhe rritje të eksportit.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticleDëmet e vërshimeve në Kamenicë 631 mijë euro
    Next Article Xhandarmeria serbe vërshon vendbanimet shqiptare
    Dija Online

    Related Posts

    “Palestine Action” përballë ndalimit në Britani: Çfarë ka bërë në të vërtetë kjo organizatë?

    04-07-2025

    Lufta rusi-ukrainë: Ngjarjet kryesore të ditës 1,226 – sulmi ajror më i madh që nga fillimi i luftës

    04-07-2025

    Shpërthim në një pompë benzine të Romës

    04-07-2025
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    “Palestine Action” përballë ndalimit në Britani: Çfarë ka bërë në të vërtetë kjo organizatë?

    Lufta rusi-ukrainë: Ngjarjet kryesore të ditës 1,226 – sulmi ajror më i madh që nga fillimi i luftës

    5 Ëmbëlsira të ftohta pa pjekje për ditët e nxehta të verës – Shije freskuese, pa furrë!

    Shpërthim në një pompë benzine të Romës

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Rilindja materiale e umetit musliman nuk do të vijë nga ëndërrimtarët apo vetëm nga të devotshmit – ajo do të udhëhiqet nga realistët

    • Besimi

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    27-06-20252 Mins Read

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    26-06-20258 Mins Read

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    26-06-20257 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.