Arrestohet “xhepashi”

0

Policia e Kosovës në Prizren njofton se, sot rreth orës 10:00, në Tregun e Veturave në Prizren ka ndodhur një vjedhje nga xhepi.
Pas hetimeve fillestare merret vesh se i dyshuari Lulzim Beha nga Prishtina është kapur në flagrancë nga dëshmitarë të çastit, përderisa po ia vidhe nga xhepi kuletën një qytetari i cili ndodhej në ambientet e tregut të veturave.

Ndalimin e tij fillimisht e ka bërë një polic në rroba civile për t’ia dorëzuar më pas patrullës policore.

Hetues policorë nga Stacioni policor në Prizren thonë se i dyshuari është i njohur për policinë sepse emri i tij përfshihet në 41 raste të ndryshme, kryesisht vjedhje të rënda.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit, i dyshuari është nën masën e arrestit policor ndërsa kuleta i është kthyer pronarit. /Telegrafi/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com