Alarmi për natalitetin, gati strategjia e Gruevskit

0

Burime shqiptare brenda Qeverisë pohojnë për “Lajm” se alarmimi i situatës për natalitetin bëhet tani, kur edhe pritet që Qeveria të publikojë Strategjinë për shtimin e popullsisë, të cilin vitin e kaluar e përgatiti Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” me kërkesë të Qeverisë
Mediat maqedonase pro qeveritare janë alarmuar nga shifrat e natalitetit në Maqedoni, a thua se këto shifra publikohen për herë të parë nga Enti Shtetëror për Statistikë.

Krahasimet që i bëjnë ata, si gjithmonë janë me pikën e tyre të dobët, me shqiptarët.

Burime shqiptare brenda Qeverisë pohojnë për “Lajm” se alarmimi i situatës për natalitetin bëhet tani, kur edhe pritet që Qeveria të publikojë Strategjinë për shtimin e popullsisë, të cilin vitin e kaluar e përgatiti Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” me kërkesë të Qeverisë.

Se çfarë përmban kjo strategji akoma nuk dihet, pasi deri më tani nuk është publikuar asgjë rreth saj, megjithatë të njëjtat burime të “Lajm”-it pohojnë se aty diçka është kurdisur, madje edhe më keq se Ligji për natalitetin i miratuar vite më parë, të cilin e rrëzoi Gjykata Kushtetuese, pasi stimulonte lindjet vetëm në komunat e banuara me maqedonas.

Edhe në Programin e Qeverisë 2014-2018 është paraparë “Zhvillimi demografik”, në të cilin përfshihen “Strategjia për politika demografike e Republikës së Maqedonisë 2014-2024”, “Përpunimi i planeve aksionare për migrim, politika familjare dhe persona të moshuar” dhe “Politika për ballafaqimin me flukset e migrimit dhe politika migruese”.

Ndërkaq, të dhënat flasin se lindjet nga etnia maqedonase kanë rënë nën 50 për qind, për rreth 60-të vjet. Sipas të dhënave të Etnit Shtetëror për Statistika, më 2013-të kanë lindur 11.602 maqedonas, 7.488 shqiptarë, 1.088 turq dhe 1.226 romë.
PO sipas të dhënave të këtij institucioni në pjesën e Pellagonisë, pjesën Lindore dhe rajonin e Vardarit, nëse në vitin 1994 ishin lindur 31.421 bebe, vitin e kaluar ky numër ka rënë në 23.569 bebe.
Të dhënat zyrtare të institucioneve tregojnë se në vitin 2013, prezenca te maqedonasit etnik të sapolindurit është 49.9% që është për 4.4% më pak se viti 2008, kur kjo përqindje ishte 53.3%.
Nga ana tjetër, nataliteti te shqiptarët në Maqedoni është në rritje të vazhdueshme dhe vetëm në pesë vitet e fundit nataliteti është rritur për 3.3%.
Kështu në vitin 2008 popullata shqiptare ka marrë pjesë 31.8%, ndërsa në vitin e kaluar kjo përqindje ka qenë 35.1%.

Edhe të dhënat e publikuara nga Enti për muajt e parë të vitit 2014, tregojnë se komunat me më së shumti natalitet janë si në vijim: Tetovë, Çair, Kumanovë, Saraj, Studeniçan, Struga, Shuto Orizare, Bogovinë. Ndërkaq, komunat me natalitet të ulët janë: Manastiri, Karposhi, Prilepi, Velesi, Koçani, Ohri, Kisella Voda, Kërçova, Demir Hisari dhe Bosilleva, ku kryesisht jetojnë maqedonasit etnik. 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com