A lejohet gjidhëdhnia ndaj fëmijës e saj para të afërmëve të gruas?

0

A mundet një grua ta ushqejë fëmijën e saj para mahremëve të saj?

Pyetja: A është e lejuar apo e ndaluar për një grua që të zbuloj ë gjoksin e saj para mahremëve të saj në mënyrë që t’í japë gji fëmijëve të saj, nëse nuk ekziston frika e fitnes?
Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut.

Aureti i një gruaje para mahremëve të saj, si i ati i saj, vëllai, djali dhe vëllai i saj, është i tërë trupi, përveç pjesëve që zakonisht shfaqet, si p. sh : fytyra, flokët, qafa, duart dhe këmbët. Allahu në Kurán thotë (interpretimi i kuptimit):

” … dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet, etërve të vet ose etërve të burrave të vet, djemve të vet ose djemve të burrave të vet, vëllezërve të vet ose djemve të vëllezërve të vet, apo djemve të motrave të veta, ose grave të tyre …. [Sure el-Nur 24:31]

Kështu që ne kuptojmë se Allahu e ka lejuar gruan që t’í tregojë zbukurimet e saj para burrit dhe mahremëvë të saj. Çfarë nënkuptohet me zbukurime janë vendet që janë të zbukuruara, si p. sh : vendi i unazës është dora, vendi i byzylykut është parakrahu, vendi i vathëve janë veshët, vendi i gjerdanit është qafa dhe gjoksi dhe vendi i byzylykut të këmbës është këmba.

Ebu Bekr el-Xhasasi në Tefsir të tij thotë: “Kuptimi i qartë tregon se është e lejueshme që të shfaqen zbukurimet para burrit dhe atyre që janë përmendur së bashku me atë, të tilla si ai dhe të tjerët. Dihet mirë se çfarë është menduar janë vendet e zbukurimeve ku ato mbahen, që janë dora, parakrahu dhe fytyra. Kjo nënkupton se është e lejuar për ata që janë përmendur në këtë ajet për të shikuar në këto vende, të cilat janë vende të stolive të fshehura, sepse në fillim të vargut thuhet se jomahremët janë lejuar që vetëm t’í shikojnë bukuritë e jashtme dhe është e lejueshme që burri t’í shohë zbukurimet e fshehta. Kjo është transmetuar nga Ibn Mes’udi dhe el-Zubejri (që i referohet atyre) një palë vathë, gjerdani, vathët dhe byzylykët e këmbëve.

Burri dhe ata që janë përmendur së bashku me të janë të barabartë në lidhje me këtë. Kuptimi i përgjithshëm tregon se është e lejuar për ata që janë përmendur për t’í parë vendet ku mbahen zbukurimet, ashtu sikurse është e lejuar edhe për burrin që të veprojë kështu. Për shkak se Allahu i ka përmendur krahas babait edhe mahremët e tjerë të cilëve u është ndaluar të martohet me atë (përmes ndalesës së përhershme), kjo tregon se edhe për ata vlen urdhri i ndalimit i njëjtë, të tilla si burri i vajzës , nëna e gruas, gratë që janë mahrem për shkak të gji-dhënies dhe kështu me radhë. Mbaron shpjegimi.

Lidhur me këtë El-Baghaviu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Fjalët e Allahut: “dhe të mos i zbulojnë stolitë e tyre”, do të thotë se nuk duhet t’i zbulojnë zbukurimet e tyre para jomahremëve. Çfarë është referuar me zbukurime këtu janë zbukurimet e fshehura. Ka dy lloje të stolitë, të dukshme dhe të fshehura. Zbukurimet e fshehura i përfshijnë gjëra të tilla si byzylykët e këmbëve, këna në këmbë, byzylykët e dorës, vathët dhe gjerdanët. Nuk është e lejueshme për femrën që t’í shfaq ato ose që një jomahrem t’i shikojë. Çfarë nënkuptohet me shprehjen “stolitë “pra është vendi ku zbukurimet mbahen. Mbaron shpjegimi.

Është e cekur në Kashshaaf-Kinaa ‘(5 / 11) se burri mund të shikojë në fytyrë, qafë, dorë, këmbë, kokën e mahremit. El-Kaadi lidhur me këtë ka thënë se duke u bazuar në këtë transmetim kuptojmë se është e lejueshme të shikohen pjesët që zakonisht shfaqen, si koka, dhe duart deri në bërryla. Mbaron shpjegimi.

Këta mahremë mund të ndryshojnë varësisht nga lidhja dhe afërsia duke qenë të lirë nga fitneja. Prandaj një grua mund t’í shfaqë përpara të atit të saj ato pjesë që ajo nuk duhet t’í tregojë para djalit të burrit të saj.

El-Kurtubiu, Allahu e mëshiroftë, lidhur me këtë tha: “Për shkak se Allahu së pari i përmend burrat dhe pastaj mahremët dhe shpjegon se ata janë të barabartë në lidhje me shfaqjen e zbukurimeve, por se statusi i tyre ndryshon sipas natyrës njerëzore. Nuk ka dyshim se zbulimi para babai ose vëllait është më e sigurt se sa zbulimi para djalit të burrit të saj, pra ata ndryshojnë në ato që mund të jenë të zbuluara para tyre dhe një femër mund të zbulojë diçka para babait e që nuk mund të zbulojë para djalit të burrit. Mbaron shpjegimi.

Bazuar në këtë, gruaja duhet të mbulojë gjoksin e saj kur ajo do të ushqejë me gji fëmijët e saj në praninë e ndonjërit nga mahremët e saj, kështu që ajo mund t’í ofrojë gji fëmijës së saj nën një batanije dhe apo me diçka të ngjashme. Dhe kjo është nga modestia dhe mirësisë nëse mbetet e mbuluar.

Dhe Allahu di më së miri! 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com