Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Qendrime Islame»A lejohet abdesti dhe namazi nëse përdorim kremra që përmbajnë përqindje alkooli?
    Qendrime Islame

    A lejohet abdesti dhe namazi nëse përdorim kremra që përmbajnë përqindje alkooli?

    Dija OnlineBy Dija Online30-01-201803 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Pyetja:
    Jeni faqja ime më e preferuar në internet. Allahu ju shpërbleftë për mundin tuaj.
    A është i vlefshëm abdesti nëse flokët apo trupin e ke të lyer me ndonjë krem apo me ndonjë balsam për flokë siç është “leave in conditioner”, apo ndonjë tjetër krem, të cilat përmbajnë përqindje alkooli?

    Përgjigjja:

    Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

    Në lidhje me këtë duhet të bëjmë dy sqarime.

    Sqarimi i parë: A pranohet abdesti nëse lyhen flokët ose trupi me këto lloje të kremrave, pasi këto mund të pengojnë arritjen e ujit?
    Këtë e kemi sqaruar në një përgjigje më të hershme, prandaj mund të lexoni aty: https://dijaonline.com/a-eshte-e-lejuar-marrja-e-abdestit-nese-i-ke-floket-e-lyera-me-gell-xhel/

    Përdorimi i alkoolit në preparate ose prodhime që nuk destinohen për ushqim dhe pirje ka filluar me të madhe, posaçërisht dekadave të fundit. Në kohërat e kaluara ky përdorim nuk ishte evident dhe alkooli shfrytëzohej kryesisht për pirje. Prandaj shohim se si qëndrimi i fukahave të vjetër i të gjitha medhhebeve ishte se alkooli është i ndyrë dhe duhej larguar nga përdorimi në të gjitha format. Vërtetohet se këtë mendim nuk e kanë kundërshtuar vetëm se një numër shumë simbolik i fukahave të vjetër, prandaj edhe disa fukaha kanë përcjellë se në këtë ka ixhma (konsensus), pra se alkooli është ndyrësirë dhe se nuk duhet përdorur në asnjë mënyrë.

    Sido që të jetë, qëndrimi se alkooli nuk është ndyrësirë ishte qëndrim i disa fukahave që nga kohërat e hershme dhe përcjellja e ixhmait nuk është i qëndrueshëm. Ndër fukahatë më të vjetër përcillet se Rabiatu Re`ji (mësuesi i Imam Malikut) kishte këtë mendim.

    Pa u zgjeruar më shumë në këtë, themi se mendimi më i qëndrueshëm është se alkooli është i pastër, pasi domethënia e fjalës “rixhs”, “ndyrë-ndyrësirë”, në ajetin: “O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani.” (Maide, 90), është për qëllim nga aspekti kuptimor, ashtu si Allahu i Lartësuar u thotë mushrikve në ajetin: “Vërtet idhujtarët (mushrikët) janë të ndyrë…” (Tevbe, 28)

    Papastërtia, e cila përmendet si në ajetin e parë ashtu edhe në të dytin, është për qëllim nga aspekti kuptimor i tyre e jo se ato gjëra të përmendura janë të ndyra sikurse urina dhe ndyrësirat e tjera. Askush nga dijetarët nuk ka thënë se nëse e prekim mushrikun, duhet ta pastrojmë dorën, pasi nuk është e njëjtë me prekjen e ndyrësirës. Prandaj qëndrimi i dijetarëve të cilët thonë se alkooli është i ndyrë vetëm nga aspekti kuptimor është më i saktë.

    Duke pasur parasysh sqarimin e lartpërmendur, themi se lejohet të përdoren parfumet dhe kremrat të cilat përmbajnë sasi alkooli, por me kusht që sasia të mos jetë e madhe. Si rezultat i kësaj lejohet edhe të marrim abdest nëse i kemi të lyera flokët me kremra të këtilla. Allahu e di më së miri!

    Alaudin Abazi

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticleA është e lejuar marrja e abdestit nëse i ke flokët e lyera me gell (xhel)?
    Next Article A të kap mallkimi i atij të cilit i bën padrejtësi?
    Dija Online

    Related Posts

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    23-02-2023

    Tërmeti, frikësim dhe mësim

    08-02-2023

    Mjerë për ata që falen…!

    27-10-2022
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Çfarë Ndodh me Trupin Tuaj kur Pini Ujë Kokosi?

    Lirim Mehmetaj: Ta përkrahësh Benjamin Netanyahu është njëjtë si ta përkrahësh Slobodan Millosheviçin

    13 Ushqime që Të Japin Energji Natyrale

    Kina shënjestron me laser një aeroplan ushtarak gjerman – Gjermania reagon ashpër: Rrezikim i papranueshëm i personelit

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    Lirim Mehmetaj: Ta përkrahësh Benjamin Netanyahu është njëjtë si ta përkrahësh Slobodan Millosheviçin

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    • Besimi

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Lirim Mehmetaj: Ta përkrahësh Benjamin Netanyahu është njëjtë si ta përkrahësh Slobodan Millosheviçin

    08-07-20252 Mins Read

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    27-06-20252 Mins Read

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    26-06-20258 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Lirim Mehmetaj: Ta përkrahësh Benjamin Netanyahu është njëjtë si ta përkrahësh Slobodan Millosheviçin

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.