A lejohen specat turshi të cilave gjatë u futet edhe vinobran?

0

A është e lejuar të ushqehemi me speca turshi të cilave gjatë përgatitjes u futet edhe vinobran?
Pyetja:

Selam alejkum!
A është e lejuar të ushqehemi me speca turshi të cilave gjatë përgatitjes u futet edhe vinobran, që në përkthim do të thotë ”mbrojtës i birrës”, që përdoret për mos t’u prishur specat? Allahu ju shpërbleftë me të mirat e Tij të pashtershme në këtë botë dhe në botën tjetër.
Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Lënda e përzierjeve për të cilën pyesni është një lloj ekstrakti kimik, i cili shërben për mbrojtjen e përgatitjeve të ndryshme ushqimore sikurse turshitë dhe ushqimet e tjera dimërore. Në përmbajtje nuk përmendet se ka ndonjë përzierje të ndaluar që nuk lejohet të përdoret, prandaj lejohet të shërbehemi me të, për ruajtjen e ushqimeve dimërore. Ndërsa fakti se quhet “Mbrojtës Vere” është për shkak se si duket ajo i hidhet edhe verës për ta ruajtur dhe kjo nuk e bën të ndaluar ta përdorim edhe ne. Allahu e di më së miri!

Alaudin Abazi 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com