Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Lajme
      • Kosovë
      • Rajon
      • Lindja e Mesme
      • Botë
      • Politikë
      • Kronikë e Zezë
    • OP-ED
      • Analiza
      • Ese
      • Opinione
      • Kolumna
    • SCI-TECH
      • Teknologji
      • Shkencë
    • Biznes
      • Investimi
    • Evente
    • Histori
    • Jetesë
      • Shëndeti
      • Këshilla
      • Ushqyerja
    • Sociale
    • Besimi
      • Edukim
      • Lutje (dua)
      • Qendrime
      • Studime në besim
      • Të ndryshme
      • Tema
    • SPORT
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    Dija Online
    • Lajme
    • Evente
    • OP-ED
    • Të rekomanduara
    Dija Online
    Ju jeni në:Home»Besimi»Qendrime Islame»A është Falli (shikimi i filxhanit) shirk, gjynah që të nxjerr nga feja islame?
    Qendrime Islame

    A është Falli (shikimi i filxhanit) shirk, gjynah që të nxjerr nga feja islame?

    Dija OnlineBy Dija Online17-12-201704 Mins Read
    Share Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Selam alejkum!

    Falli a është shirk?

    Përgjigjja:

    Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

    Në disa shkrime dhe përgjigje të mëhershme, në të cilat kemi trajtuar magjinë, kemi shpjeguar edhe për fallin dhe kemi thënë se magjia, falli dhe astrologjia janë veprat më të këqija që mund të bëjë njeriu dhe këto praktika janë ato të cilat e rrënojnë besimin e muslimanit.

    Ndërsa në lidhje me pyetjen tuaj se falli a është shirk e kufër, themi se ekzistojnë forma dhe metoda të ndryshme me të cilat parashikohet e ardhmja dhe disa nga këto mënyra i kemi sqaruar në temën:”Parathëniet e Nostradamusit nga këndvështrimi islam”, (kliko http://www.klubikulturor.com/klubiri/?aid=1769).

    Por për nga praktikimi, parashikuesit apo fallxhorët ndahen në dy grupe kryesore:

    1. Ata që kanë kontakte me xhin; inspirohen, marrin informacione prej tyre dhe kështu i parashikojnë gjërat nga informacionet që marrin prej xhinëve. Këta arrijnë të marrin këto lajme nga xhinët dhe si kompensim ata kryejnë rite që u kërkojnë atyre xhinët. Prandaj ky grup është më i rrezikshëm sepse ai përmban mëkatin e rëndë të shirkut dhe kështu paraqesin një fitne (sprovë) të madhe për njerëzit, si për muslimanët ashtu dhe për jo muslimanët.

    2. Ata që në fakt nuk kanë kurrfarë lidhje me botën e xhinëve, por bindjet e tyre i ngrenë mbi mësime të kota, si shenjat e duarve, mbeturinat në filxhanin e kafesë, zogjtë që fluturojnë apo ulen në vende të caktuar, lëvizja dhe pozitat e caktuara të yjeve, kjo e fundit bën pjesë në shkencën e astrologjisë që në terminologji quhet horoskop. Këta, në fakt janë manipulues të cilët bëjnë një numër ritualesh pa kuptim para klientëve dhe pastaj thonë hamendje të përgjithshme (të menduara më parë). Disa prej hamendjeve të tyre, për shkak se janë të përgjithshme, dalin të vërteta. Shumica e njerëzve priren për të kujtuar ato pak thënie që dalin të vërteta dhe shpejt harrojnë shumicën që nuk del e vërtetë.

    Të mësuarit e llojit të parë pa kurrfarë dyshimi është kufër, madje disa nga dijetarët kanë thënë se edhe të mësuarit e magjisë për ta kundërshtuar atë konsiderohet kufër, prandaj sipas tyre nuk duhet t’i afrohemi në asnjë mënyrë këtij falli pasi që nuk ka fare dallim nga magjia.

    Sa i përket llojit të dytë të parashikimit të fatit, dijetarët kanë disa mendime për këtë çështje; disa e ndalojnë dhe e konsiderojnë atë pjesë të kufrit. Ca të tjerë fillimisht ndalen nga një gjykim i tillë, nëse njeriu i mëson këto gjëra për t’i kundërshtuar apo për kuriozitet duke mos i besuar dhe duke mos punuar me to. Por që të dy palët në fund janë të pajtimit, se ai që i mëson këto lloj kotësish duke i besuar, apo duke punuar sipas mësimeve të tyre, apo edhe vetëm duke i mashtruar të tjerët vetëm që të përfitojë prej tyre, edhe pse mund të mos i besojë ai vetë, ky lloj njeriu del nga Islami dhe konsiderohet qafir. Lind pyetja: pse të konsiderohet qafir, kur ai vetë nuk i beson ato gjëra? Themi se nuk na intereson besimi i tij i fshehtë; neve na intereson se ai me punën e tij është duke i nxjerrë të tjerët nga Islami dhe po bëhet shkaktar për fesat në tokë1.

    Me fjalë të tjera i Dërguari, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, kur thotë: “Kush shkon te parashikuesi dhe beson në atë që ai thotë, vetëm se ka mohuar atë që i është zbritur Muhamedit”, tregon se personi i cili shkon te fallxhori dhe i beson atij, i tilli bën mosbesim, atëherë pa dyshim ai i cili është shkaktarë (fallxhori) për këtë mosbesimin duhet të jetë edhe më i keq. Allahu e di më së miri!

    Hoxhë Alaudin Abazi

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Previous ArticleÇfarë këshillohen ata njerëz të cilët hyjnë në xhami shumë të papastër?
    Next Article A lejohet të luhet loja me zar (kub)?
    Dija Online

    Related Posts

    Cilat janë porositë më madhështore në Kuran?

    23-02-2023

    Tërmeti, frikësim dhe mësim

    08-02-2023

    Mjerë për ata që falen…!

    27-10-2022
    Add A Comment
    Leave A Reply Cancel Reply

    You must be logged in to post a comment.

    • Të Fundit
    • Të popullarizuara

    Mbretëria e Bashkuar rindërton marrëdhëniet diplomatike me Sirinë ndërsa David Lammy viziton Damaskun

    Studiuesja shqiptare nga pesë shkencëtaret më të mira në Kanada

    Partitë kërkojnë kandidatë për zgjedhjet lokale, KQZ: Deri më tani asnjë aplikim zyrtar

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Çmenduritë e Qeverisë së Erdoganit

    Çfarë e bën kamatën kaq mëkat të madh?

    SISTEMI BANKAR ISLAM, FITIMPRURËS PËR TË GJITHË

    A lejohet eksperimenti me kafshë, sikurse minjtë?

    OP-ED

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Rilindja materiale e umetit musliman nuk do të vijë nga ëndërrimtarët apo vetëm nga të devotshmit – ajo do të udhëhiqet nga realistët

    • Besimi

    Islamofobia e sponsorizuar nga shteti në Francë nxit dhunë ndaj muslimanëve

    Përfundon Haxhi: grupi i fundit i haxhinjve të Kosovës kthehet në atdhe

    Historia dhe kontribuimet e muslimaneve te Azis lindore ne islam

    Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?

    Reklamoni në Dija Online
    NËSE JENI SOCIAL, NA NDIQNI
    • Facebook
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp
    • Twitter
    • Instagram
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    27-06-20252 Mins Read

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    26-06-20258 Mins Read

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    26-06-20257 Mins Read
    Reklamoni në Dija Online
    Më të popullarizuarat

    Forexi “islam” dhe vendimi i Ligjit islam mbi të

    5 Mins Read

    Shitblerja online e ndaluar apo lejuar!? 

    2 Mins Read

    Kujdes me hixhamën (terapia e kupave); llojet, kushtet e hixhames dhe ndalesat, udhëzimet e nevojshme, dobitë e hixhames

    12 Mins Read
    Të zgjedhura nga redaksia

    Trajnim online falas për prindërit: Si ta mbrojmë fëmijën në botën digjitale?

    NATO po i shmanget një bisede të vështirë

    ChatGPT po ua helmon trurin…

    Abonohuni

    Merrni lajmet, analizat, temat sociale, politike dhe ekonomike më të fundit nga DijaOnline

    © 2025 Dijaonline. Designed by Ars of Arts.
    • Ballina
    • Politika e privatësisë
    • Rreth nesh
    • Kontakti

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.